Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasi u bullizua për peshën, Georgina reagon me një mesazh të fuqishëm

07/08/2026 - 19:03
në ShowBiz
A A
Pasi u bullizua për peshën, Georgina reagon me një mesazh të fuqishëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Georgina Rodriguez ka vendosur t’i përgjigjet hapur komenteve që merr vazhdimisht për trupin e saj, duke ndarë një mesazh të fortë për vetëpranimin dhe dashurinë ndaj vetes.

Partnerja e Cristiano Ronaldos publikoi në Instagram disa foto me bikini, të shoqëruara me një rrëfim personal, ku theksoi se nuk e lejon më opinionin e të tjerëve të përcaktojë mënyrën se si ndihet për veten.

“Trupi im do të ndryshojë, siç ndryshojnë të gjitha trupat e grave. Dhe shpresoj që të vazhdojë të ndryshojë për shumë vite të tjera, sepse kjo do të thotë që jam ende gjallë”, shkroi Georgina.

ADVERTISING

Ajo tregoi se një nga mësimet më të rëndësishme që dëshiron t’u transmetojë gjashtë fëmijëve të saj, veçanërisht vajzave, është se vlera e një njeriu nuk lidhet me pamjen fizike apo me mendimet e të huajve.

“Dua që ato të dinë se vlera e një personi nuk mund të varet kurrë nga pamja e tij. Kjo është ajo që përpiqem t’u mësoj çdo ditë, bashkë me Chris-in, për të cilin jam krenare për vlerat që u përcjell si baba dhe si burrë”, u shpreh ajo.

Georgina zbuloi edhe një bisedë që pati me Cristiano Ronaldon, pasi u ndje e lënduar nga komentet që e etiketonin si “të shëndoshë”. Sipas saj, futbollisti i kujtoi se ajo nuk duhet ta ndërtojë vetëvlerësimin mbi imazhin.

“Ti nuk jeton sipas imazhit tënd. Ti jeton sipas asaj që je. Një grua perfekte, e bukur, me një trup të mrekullueshëm, një nënë, një person i mirë, e suksesshme dhe një grua që jeton jetën me dashuri. Çfarë më shumë mund të duash?”, tha ajo t’i ketë thënë Ronaldo.

Modelja theksoi se kritikat ndaj trupit të saj përsëriten pothuajse çdo verë.

“Gjëja qesharake është se kjo ndodh çdo verë. Çdo vit trupi im bëhet përsëri lajm”, shkroi ajo, duke ngritur pyetjen: “Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A besojmë ende se lumturia ka një madhësi të caktuar?”

Georgina sqaroi se stërvitja nuk ka qenë kurrë një mënyrë për të humbur peshë, por një formë kujdesi për veten.

“Ajo orë në palestër është një nga momentet më të mira të ditës sime. Më jep shëndet, qetësi mendore, disiplinë, energji dhe mirëqenie. Nuk ka qenë kurrë një luftë për të humbur peshë. Gjithmonë ka qenë një mënyrë për t’u kujdesur për veten”, deklaroi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri

Brikena, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin në Shqipëri
22/09/2026 - 18:58

Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes së saj, Brikena Selmani është rikthyer në Shqipëri. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndarë me ndjekësit një...

Më shumëDetails

Brikena shtatzënë? Sqaron të vërtetën

Brikena mbërrin në shtëpi, kështu e pritën familja
22/09/2026 - 14:30

Brikena Selmani ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 u përfol se mund të ishte...

Më shumëDetails

Tuna ‘trazon’ rrjetin, shfaqet joshëse nga pushimet

Kaq shumë janë rritur djemtë e Tunës
22/09/2026 - 10:38

Altuna Sejdiu e njohur si Tuna ka ‘trazuar’ rrjetin me postimet e fundit. Këngëtarja, ka publikuar disa imazhe ku shfaqet në top formë. Nga pushimet, Tuna ka vë...

Më shumëDetails

Pas incidentit me Jozin, Edi “bëhet i gjallë” me një postim

I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)
21/09/2026 - 14:07

Pas ngjarjes së bujshme me Jozin, Edi ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto nga St. Tropez, ku shfaq një makine luksoze, duke tërhequr vëmendjen...

Më shumëDetails

Luana s’i ndal provokimet, kështu provokon në postimin e fundit

Luana vishet ngushtë, vë në pah asetet bombastike
20/09/2026 - 14:47

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare. Ajo shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme. Luana ‘trazuar’ rrjetin me...

Më shumëDetails

Me emblemën e UÇK-së në skenë, artisti: “Zemra e Kosovës është në Hagë, ata duhet të kthehen”

Me emblemën e UÇK-së në skenë, artisti: “Zemra e Kosovës është në Hagë, ata duhet të kthehen”
20/09/2026 - 11:44

Gjatë ngjitjes në skenë, artisti u shfaq me një këmishë të zezë me emblemën e UÇK-së, ndërsa para qindra të pranishmëve përcolli një mesazh mbështetës pas zhvillimeve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë