Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pavarësisht fakteve, Gjuriq pretendon se Serbia nuk ka mbledhur ushtrinë në kufi të Kosovës

02/10/2023 - 09:03
në Lajme
A A
Pavarësisht fakteve, Gjuriq pretendon se Serbia nuk ka mbledhur ushtrinë në kufi të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përpjekje të plotësimit të detyrës së tij, që me propagandë të vjetër dhe të kot të Vuçiqit të “hedh hi në sy” zyrtarëve dhe opinionit amerikan, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka pretenduar se në Kosovë ka vetëm dy “grumbullime serioze ushtarake” dhe se “asnjëra prej tyre nuk është ndonjë grumbullim ushtarak i trupave serbe”. E para, sipas propagandës së tij, është grumbullimi i “forcave speciale tepër të militarizuara dhe monoetnike të Kurtit”, dhe e dyta është “grumbullimi i gënjeshtrave dhe paragjykimeve ndaj serbëve të Kosovës dhe Serbisë të orkestruara nga Albin Kurti”.

Gjuriq ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social “X” se në tokën “e pushtuar ilegalisht nga qeveria e Albin Kurtit janë ndërtuar tetë baza të reja për këto forca të militarizuara dhe monoetnike”

“Ka vetëm dy “grumbullime serioze ushtarake” në Kosovë, por “asnjëra prej tyre nuk është grumbullim ushtarak i trupave serbe. Grumbullimi i parë i ri është grumbullimi i forcave speciale shumë të militarizuara dhe mono-etnike, i cili zgjatë tash e 20 muaj. Tetë baza të reja për këto forca janë ndërtuar në tokat e “sekuestruara ilegalisht” nga qeveria e Kurtit. Gjatë kësaj kohe, këto forca u angazhuan në 61 “sulme ilegale” dhe qëlluan 7 serbë të Kosovës dhe plagosi shumë të tjerë. Si rezultat i këtij grumbullimi, 11 për qind e serbëve në veri tashmë janë detyruar të shpërngulen në Serbi. Këtë komuniteti ndërkombëtar “nuk arriti të parandalojë. Pavarësisht mandatit të tyre ligjor dhe moral”, ka shkruar Gjuriq.

Një tjetër “grumbullim”, siç thotë ai, “po aq i keq” është grumbullimi i “gënjeshtrave, njëanshmërive  dhe paragjykimeve ndaj serbëve të Kosovës dhe Serbisë, të orkestruara nga Kurti, por të cilave iu bashkuan ata që mezi prisnin rastin e parë për të konfirmuar stereotipet e vjetra, pa arritur të shikojnë më thellë dhe të shohin se rolet në Kosovë “kanë ndryshuar” që nga vitet e 90-ta”.

“Sa i përket “gjoja” grumbullimit të forcave serbe, e vetmja gjë që ekziston është tërheqja e forcave që kanë qenë atje prej vitesh – nga 7500 në minimumin historik prej 4000. Sepse ne jemi pala përgjegjëse, ajo që dëshiron paqen dhe përpiqet të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë