Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK: Edhe ne e duam dorëheqjen e Kurtit, por mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit

28/05/2024 - 13:31
në Lajme
A A
PDK: Edhe ne e duam dorëheqjen e Kurtit, por mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa e kësaj partie për të shkuar në zgjedhje përmes shpërndarjes së kuvendit është më e mundshme për shkak se nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë Kurti. Thotë se s’mund ta imponojnë as dorëheqjen e Albin Kurtit.

Çitaku thotë se në këtë moment, mundësia e vetme që të shkohet në zgjedhje është përmes shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa si preferencë thotë se e kanë edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ajo thotë se alternativat e tjera janë të pamundura.

“Fillimisht dua ta qartësoj që PDK-ja nuk ka asnjë shtizë për opozitën për kolegët tanë opozitë. Ne sigurisht që do të preferonim që kryeministri Kurti të jep dorëheqje, mirëpo dorëheqja nuk është një akt i cili ne si opozitë mund ta imponojmë sikurse që nuk i kemi numrat e mjaftueshme që ta shkarkojmë qeverinë e kryeministrit Kurti. Në politik nuk operohet me dëshira, por me të mundshmen dhe në këtë moment e mundshme është të shkohet në zgjedhje të reja përmes shpërbërjes, përkatësisht shpërndarjes së Kuvendit. Ne të gjithë po pajtohemi së paku ne si opozitë edhe PDK-ja edhe LDK-ja edhe AAK-ja që vendi ka nevojë për zgjedhje që qeveria nuk është duke bërë punën e saj, që qeverisja është e dobët, që raportet e Kosovës me aleatët janë acaruara, që ekonomia në vend ka stagnuar, që migrimi është duke shënuar parametra të dhimbshëm”, thotë Çitaku.

Ndërsa mosgatishmërinë e partive tjera për takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, e sheh të gabuar. Thotë se nuk i kanë sulmuar as partitë tjera kur janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse të gjithë po pajtohemi që këto janë fakte atëherë detyra jonë si opozitë posaçërisht mandatin sa më parë t’ua kthejmë qytetarëve. Tash ne po synojmë të bashkërëndohemi me opozitën, kryetari Krasniqi është takuar para se të takohet me kryeministrit Albin Kurti, është takuar me kryetarin e LDK-së dhe me kryetarin e AAK-së, ata kanë vendosur që mos t’i përgjigjen kërkesës për një takim me kryetarin e LVV. Kjo është si të themi në domenin e përgjegjësive të tyre, ne jemi subjekte politike të ndryshme me identitet politik të ndryshëm edhe secili mban përgjegjësi dhe që i ndërmerr vet. Ka pasur raste në të kaluarën që ftesave të ngjashme u janë përgjigjur kolegët tanë në opozitë dhe ne nuk kemi shkuar por nuk i kemi sulmuar pse ata janë takuar me kryeministrin Kurti”, u shpreh Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë