Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

01/10/2026 - 10:26
në Lajme
A A
PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë larguar nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas konstituimit të tij, duke kërkuar që në Kuvend të procedohet sa më parë plotësim-ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, tha se konstituimi i institucioneve është i rëndësishëm, por sipas saj, aktualisht prioritet duhet të jetë Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Ne sapo morëm pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, dhe natyrisht si Parti Demokratike e Kosovës konsiderojmë që konstituimi i institucioneve është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe ishim aty. Mirëpo gjithashtu jemi larguar nga ky takim pas konstituimit për shkak se për momentin për Republikën e Kosovës nuk ka ndonjë prioritet më të madh se sa procedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Specialen”, tha Kabashi-Ramaj.

Edhe deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se partia e tij e konsideron këtë ligj si “prioritet mbi prioritetet”, duke paralajmëruar se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në komisione të tjera deri në procedimin e tij.

“Por neve si parti, qysh e tha edhe Besa, është prioritet mbi prioritetet ligji. Dhe ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision pa u kry ky ligj. Në qoftë se shohim kanë ardhur shumë ligje këtu brenda për brenda Kuvendit nëpër komisione të ndryshme, dhe ne besojmë, dhe po besoj, edhe gjithë qytetarët besojnë që prioriteti numër një është Ligji për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Rama.

I pyetur për premtimin e kryeministrit se ligji do të procedohet brenda javës, Rama tha se PDK-ja pret që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“E presim, e presim na, këtu jemi domethënë, por ne presioni është që sa më parë që të vjen, sa më parë që është e mundshme me ardhur në Kuvend dhe t’i kryejmë të gjitha procedurat”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për paralajmërimin e takimeve të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e presidentit.

Ai tha se për PDK-në, fillimisht duhet të procedohet Ligji për Dhomat e Specializuara, duke përfshirë, siç tha ai, mbikëqyrjen e procesit dhe përkrahjen financiare.

“Ju e dini edhe qëndrimin e PDK-së po edhe vet kryetarit Bedri Hamza. Për neve prioritet është e para, domethënë Ligji për Dhomat e Specializuara të ketë mbikëqyrje, domethënë të procesit dhe përkrahje financiare. Dhe pas asaj mundemi me u ulë dhe me diskutuar dhe është edhe me ne edhe qëndrimi jonë që të ketë sa më parë që është e mundshme Kosova t’i ketë të gjitha institucionet”, tha Rama./EO/

JU REKOMANDOJMË

Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet
01/10/2026 - 10:21

Pamjet e kompozitorit të njohur shqiptar, Adi Hila, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje të madhe. Një moment i ri nga videoja është bërë viral,...

Më shumëDetails

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin
01/10/2026 - 10:15

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka nisur mbledhjen e pare, pas votimit të 16 komisioneve parlamnetare në Kuvendin e Kosovës, gjatë së hënës,...

Më shumëDetails

Haradinaj: Nëna Ajshe ma puthi dorën, më tha ‘ti po merr hak për Jusuf Gervallën’

Haradinaj: Nëna Ajshe ma puthi dorën, më tha ‘ti po merr hak për Jusuf Gervallën’
01/10/2026 - 10:01

Ramush Haradinaj, ka rrëfyer një takim me nënën e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Ajshen. Haradinaj tha se takimi kishte ndodhur në kohën kur ishte krijuar brigada që udhëhiqej nga...

Më shumëDetails

Marshi për UÇK-në, transporti publik në Prishtinë falas nga ora 14:00 deri në 20:00

Marshi për UÇK-në, transporti publik në Prishtinë falas nga ora 14:00 deri në 20:00
01/10/2026 - 09:47

Transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, nga ora 14:00 deri në 20:00, me rastin e organizimit të marshit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)....

Më shumëDetails

Limaj: Specialja nuk gjykoi individët, por pozitat e tyre

Limaj: Jemi në bisedime me LDK, s’ka  pasë ftesë e as takim me PDK
01/10/2026 - 09:23

Fatmir Limaj, Kryetar i Nismës, e ka konsideruar skandaloz aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si një goditje të madhe për Kosovën....

Më shumëDetails

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës
01/10/2026 - 09:13

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur dje, miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi.“Universiteti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1106 Shpërndaje
    Shpërndaje 442 Tweet 277
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë