Është pothuajse e zakonshme në shumicën e vendeve demokratike, që në fushata zgjedhore të dominojë opozita e cila ka në dorë argumente të shumta për të kritikuar gabimet e qeverisë dhe njëkohësisht për të ofruar zgjidhje për ato çështje.
Por një gjë të tillë duket se nuk po arrin ta bëjë një parti politike opozitare e cila ka mungesë të aktivitetit në terren duke mbetur nën nijen e fushatës së partive tjera, sidomos të Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhiku.
Bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës në krye me Bedri Hamzën i cili në këtë parafushatë duke zbehtë përballë fushatës intensive të Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut, të cilët po vazhdojnë të takojnë qindra qytetarë gjithandej Kosovës, shkruan Veriu.info.
Hamza ka zgjedhur të bëjë fushatë nëpër shtëpi, duke ikur nga takimet e mëdha me qytetarë.
Fushata e tij ka mbetur tërësisht nën hije krahasuar me fushatën e dy të parëve të LDK-së, madje jo vetëm në terren por edhe në diskursin publik në përgjithësi.
PDK është me vonesë pas parasysh që janë më pak se 20 ditë deri në ditën kur qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik./Veriu.info/














