Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK: Qeveria kontrabandoi mbrëmë dy ligje me të cilat goditi veteranët dhe UÇK-në

14/07/2023 - 14:34
në Kryesore, Lajme
A A
PDK: Qeveria kontrabandoi mbrëmë dy ligje me të cilat goditi veteranët dhe UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Koordinatori për Financa në KQM, Arben Mustafa, sot, në një konferencë për media, kanë denoncuar vendimet e partisë në pushtet, mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilave, në njërën anë përjashtojnë veteranët e UÇK-së nga përfshirja në pagën minimale dhe, në anën tjetër, në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, kanë zgjatur afatin kohorë të hetimit deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Deliu-Kodra ka thënë se nga 12 qershori, kur në Kosovë ka hyrë NATO dhe OKB, nuk ka pasur as luftë dhe as krime që mund ti përvishen UÇK-së, siç ka pretenduar Serbia, e sot, fatkeqësisht, edhe qeveria e Albin Kurtit. “Serbia ka dërguar me mijëra dokumente e fabrikime kundër UÇK-së në Hagë. Përmes kalimit të këtij ligji, në këtë lloj forme, Qeveria i ka përforcuar këto akuza kundër UÇK-së.

Kryeministri Kurti ka mashtruar në deklarimin e tij publik mbrëmë, duke iu drejtuar qytetarëve se kohëzgjatja e hetimit të këtij instituti shtrihet vetëm gjatë luftës në Kosovë, 98-99. Ky është një mashtrim i radhës. Kryeministri deklarohet në Facebook ndryshe, ndërsa, në fakt, kohazgjatja e hetimit të këtyre krimeve është deri në 31 dhjetor të vitit 2000”, ka thënë Deliu – Kodra. Ajo e ka quajtur këtë vendim të Qeverisë si skandal i radhës, për të cilin, nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe, natyrisht, në koordinim me Radojçiqin përmes shefes së Grupit të tyre Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

“Cilat janë ato krime të cilat kanë ndodhur pas mbarimit të luftës në Kosovë dhe për çfarë krime po flet ky kryeministër, i cili, bashkë me bashkëpartiakët e tij, mbrëmë, në terr, ka marrë një vendim të padinjitetshëm dhe antikombëtar dhe të cilat shkojnë në linjë me fabrikimet kundër UÇK-së. PDK do të jetë konsistente për të ndalur këtë qasje antikombëtare të kësaj Qeverie e cila koordinohet me Radojçiqin– në marrjen e vendime në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka përfunduar deputetja Deliu – Kodra. Në anën tjetër, Koordinatori për Financa në kuadër të KQM-së, Arben Mustafa, e ka quajtur vendim tjetër skandaloz të Qeverisë së Albin Kurtit, përjashtimin e veteranëve nga rritja sado e vogël e pagës minimale.

“Arsyeja e lidhjes së pensionit të veteranit të luftës çlirimtare me pagën minimale ka qenë vlerësimi se aq para i nevojiteshin një familje kosovare që t’i plotësonte nevojat minimale të jetesës. Këtu nuk duhet harruar se përfituesit e pensionit të veteranit varen vetëm nga ky burim i të hyrave sepse nuk kanë të drejtë punësimi. Por, çka po ndodhë sot? Qeveria e Kosovës me vendimin për përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale po konstaton se për një familje Kosovare që ka një të punësuar nuk mjafton një pagë minimale prej 170 euro për t’i plotësuar nevojat bazike të jetesës por i duhen 264 euro, ndërsa një familje e veteranit të UÇK-së duhet të mjaftohet me 170 euro”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, ky vendim paraqet një diskriminim të paskrupullt ndaj një kategorie të qytetarëve më fisnikë të këtij vendi!

“Në fakt, nga këta njerëz që luftëtarët e lirisë i krahasojnë me mercenarë dhe ankohen për ta te Slavko Simici e Milan Radojqiqi nuk mund edhe të pritej ndonjë gjë më e mirë”, ka thënë më tej Mustafa. Mustafa ka thënë se PDK nuk do të heqë dorë nga kërkesat për t’u siguruar një jetë më të dinjitetshme atyre që i dolën zot Kosovës kur kishte më së shumti nevojë. “Në momentin që ky ligj del në gazetën zyrtare, PDK do të marrë të gjitha masat për ndryshim-plotësimin e këtij ligji”, ka thënë Mustafa. Për më tepër, Mustafa ka thënë se ky nivel i pagës minimale paraqet vetëm edhe një dorëzim tjetër të kësaj qeverie para nevojave të qytetarëve të Kosovës për përmirësim të kushteve të jetesës.

“Kjo pagë minimale ishte propozuar nga kjo Qeveri vite më parë dhe nga qytetarët dhe përfaqësuesit e punëtorëve ishte konsideruar si e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat minimale për jetesë të një familje kosovare. Në ndërkohë, në Kosovë ka ndodhë një rritje shumë e madhe e çmimeve, që po varfëron çdo ditë e më tepër qytetarët e Kosovës. Produkte të shumta bazike kanë shënuar rritje prej mbi 40 e 50%, ndërsa energjia elektrike e tatimi në pronë janë rritur me mbi 100%”, ka përfunduar Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë