Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

26/09/2025 - 09:32
në Lajme
A A
Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua “Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët”, në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx.

I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht.

Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është fryt i një pune shumëvjeçare të drejtuar kryesisht nga udhëheqësi i komunitetit Mark Gjonaj dhe veprimtarja, mësuesja, dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Drita Gjongecaj, raporton illyria.com.

Shkolla PS/MS 108 në Bronx është streha e këtij programi që po fillon me një klasë në moshën e kopshtit parashkollor dhe do të rritet vit pas viti duke pasur nga një klasë për fëmijët shqiptarë në çdo nivel shkollimi.

Në ceremoninë historike që u mbajt në mëngjesin e 25 shtatorit 2025 mori pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjonaj dhe Gjongecaj prezantuan miqtë nga atdheu me drejtoreshën e shkollës, Stephanie Mustafa, por edhe me figura të larta të sistemit shkollor në New York si Superintendentja Cris Vaughan, Senatoren e Shtetit Nathalia Fernandez dhe Anëtarin e Asamblesë John Zaccaro Jr. për distriktin ku ndodhet shkolla.

Përpara ceremonisë, Presidenti Begaj vizitoi klasën ku do të mësojnë vogëlushët shqiptarë, u takua me ta dhe me mësuesen e tyre si dhe u shpërndau në mënyrë simbolike disa nga librat që kishte sjellë me vete Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati.

Në hyrje të sallës së madhe ku u mbajt ceremonia, Presidenti Begaj dhe Ministrja Gërvalla firmosën sipas traditës stendat me fotografitë e tyre që u uronin mirëseardhjen.

Salla ishte zbukuruar me tullumbace që kishin ngjyrat e flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe plot simbole të tjera kombëtare, flamuj amerikanë, shqiptarë e të Kosovës.

Salla ishte plot me fëmijë dhe prindër të zonës përreth

Në fillim të ceremonisë u lexuan emrat e fëmijëve që po hyjnë në histori si nxënësit e parë të këtij programi kalimtar dygjuhësh, për të siguruar që asnjë fëmijë shqiptar të mos diskriminohet apo të mbetet mbrapa sepse nuk di anglisht apo se familja nuk ka mundësi financiare që ta shkollojë privatisht. Ky program siguron një ‘kalim të përshkallëzuar’ duke ia ofruar mësimet në të dy gjuhët, duke ia lehtësuar kalimin nxënësve në gjuhën angleze.

Në fjalimin e tij me këtë rast, Gjonaj falënderoi të gjithë të ftuarit e nderit, sidomos drejtoreshën e shkollës, Mustafa, dhe veprimtaren Drita Gjongecaj për kontributin e tyre në vite që ky program të bëhej realitet.

“Kur Drita Gjongecaj erdhi dhe më foli për këtë ide, në 2013 unë i dhashë arsye se pse nuk mund të realizohej. Nuk kemi aq shumë fëmijë si numër, nuk ka interes, nuk ka fonde, e të tjera. Por ka rëndësi në këto çështje kur punon me njerëz që nuk pranojnë fjalën “jo” dhe vijojnë deri sa ia arrijnë qëllimit”, tha ai.

Gjonaj vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të shumë miqve të shqiptarëve në bashki dhe pushtetin lokal që ndihmuan që ëndrra të bëhej realitet.

Presidenti Begaj hapjen e programit dygjuhësh e vlerësoi si “një moment shumë të bukur dhe emocional”.

Ai nënvizoi se duke u dhënë mundësi fëmijëve që të mësojnë në gjuhën shqipe u japim atyre dhuratën e gjuhës, u japim rrënjë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli si prind që ka rritur fëmijë në emigracion, sesi gjithmonë e ka menduar se çfarë duhej bërë që fëmijët e saj të mos rriteshin vetëm si gjermanë të mirë por edhe si shqiptarë, ndonëse në një vend tjetër, mes një kulture tjetër.

Ajo shprehu admirim për këtë program që e gërsheton bukur traditën me përfshirjen në atdheun e ri.

Duke iu drejtuar fëmijëve që dëgjonin të hutuar fjalimet, ajo u tha se mbase po mërziten dhe nuk e kuptojnë se çfarë rëndësie ka ky moment për komunitetin dhe kombin, por do të vijë një ditë dhe do ta kuptojnë dhe do të jenë krenarë që ishin pjesë e klasës së parë dygjuhëshe.

Një vizitë surprizë ishte ajo e kongresistes demokrate, Alexandria Octavia-Cortez, e cila uroi dhe përshëndeti komunitetin shqiptar për këtë arritje.

“Edhe unë jam rritur në New York si fëmijë me prindër portorikanë që kishin spanjishten si gjuhë të parë”, tha ajo.

Ajo tha se pesha e mësimit të gjuhës nuk duhet të mbetet e gjitha në kurriz të prindit, por duhet të ndihmohet nga shteti pikërisht se si po ndodh në këtë rast.

Ndërkaq, Drita Gjongecaj e cila përshkroi rrugën që kishin ndjekur për të arritur deri aty dhe premtoi se ky program është vetëm fillimi.

“Ky hap i madh ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar: ai jo vetëm që ruan dhe forcon gjuhën amtare te brezat e rinj, por gjithashtu rrit prezencën dhe identitetin tonë kulturor në një nga sistemet më të mëdha arsimore në botë. Si nismëtare e këtij projekti, jam e bindur se kjo është vetëm pika e parë e një rruge të gjatë. Synimi ynë është që ky model të shtrihet në shkolla dhe lagje të tjera të Nju Jorkut, duke i dhënë mundësi sa më shumë fëmijëve shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, krahas zhvillimit akademik në anglisht”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
29/07/2026 - 22:51

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje...

Më shumëDetails

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët
29/07/2026 - 22:46

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore...

Më shumëDetails

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës
29/07/2026 - 22:15

Gazetari Betim Musliu tha se në fshatin Dren afër Zubin Potokut “ka qenë dyshimi kryesor që kjo varrezë ekziston te livadhi, te dardha e egër”, derisa shpalosi detaje...

Më shumëDetails

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte
29/07/2026 - 22:11

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka paralajmëruar para pak çastesh se Rusia është duke përgatitur një sulm masiv. Për këtë, ai ka njoftuar në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar
29/07/2026 - 21:56

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka shprehur besimin e tij se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë mbështetje edhe më të madhe sesa në...

Më shumëDetails

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit
29/07/2026 - 21:34

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë