Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka dalë me një qëndrim në rrjete sociale për ta sqaruar situatën e ndodhur pas procesit të votimit të nënkryetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se Igor Simiq nga Lista Serbe e bëri propozimin për nënkryetar, duke thënë se është “në emër të popullit serb”, shkruan Insajderi.
Krahas kësaj, Kërçeli ka thënë se Kujtim Shala, nënkryetari i propozuar nga LDK’ja, është shprehur se s’do të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për tu bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?! Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, deklaroi Kërçeli.













