Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

08/09/2026 - 17:54
në Kryesore, Lajme
A A
Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka zhvilluar një procedurë të negociuar me karakter “ekstrem emergjent”, pa publikim të njoftimit për kontratë, për sigurimin e shërbimeve të ushqimit për nevojat e saj. Aktiviteti i prokurimit titullohet “Shërbimet emergjente me Ushqim (Furnizim, Përgatitje dhe Servim) për nevojat e PK-së”, shkruan Kujdestari.info.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Beni Dona Plast” Sh.P.K., kompani e cila është në pronësi 100 për qind të Ragip Mustafës. Mustafa është anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe mban numrin 106 në listën e kësaj partie.

Sipas njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues, “Beni Dona Plast” ishte operatori ekonomik pjesëmarrës, ndërsa oferta është paraqitur me vlerën 52.36 euro. Dokumenti sqaron se bëhet fjalë për çmimin e ofertës sipas njësive të përcaktuara në tender, jo për vlerën totale që Policia do ta paguajë gjatë gjashtë muajve.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 800 mijë euro

Çfarë parasheh tenderi?

Dosja e tenderit tregon se Policia po kontrakton përgatitjen, furnizimin dhe servimin e ushqimit. Ushqimi do të përgatitet në kampet Vrella dhe Belvedere, por operatori duhet të jetë në gjendje të ofrojë ushqim edhe në terren, në gjithë territorin e Kosovës, sipas kërkesave të Policisë. Në Belvedere pajisjet e kuzhinës janë të Policisë, ndërsa në Vrellë operatori duhet ta sigurojë komplet kuzhinën për përgatitjen e ushqimit.

Lista e ushqimeve është e gjerë dhe ndahet në pako të ndryshme. Ajo përfshin, ndër të tjera, racione me mish viçi, pasul me mish, makarona bolonjeze, peshk, bukë integrale, ujë, lëngje, fruta, sallata dhe produkte të tjera ushqimore. Tenderi është konceptuar si kontratë publike kornizë me çmime për njësi, që do të thotë se sasitë janë indikative dhe Policia bën porosi sipas nevojës.

Shërbimet nuk kufizohen vetëm në dy kampet. Sipas dokumentacionit, furnizimi me ushqim duhet të mundësohet në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë stacionet policore me qendra të mbajtjes, ndërsa operatori duhet të jetë në dispozicion edhe për nevojat e Policisë në terren.

Kontrata emergjente është paraparë të zgjasë gjashtë muaj nga hyrja në fuqi. Megjithatë, Policia ka përcaktuar se ajo mund të ndërpritet automatikisht nëse ndërkohë nënshkruhet kontrata që zhvillohet përmes procedurës së hapur të prokurimit, pa të drejtë kompensimi për operatorin aktual.

Kontrata emergjente vjen pas anulimit të tenderit 2.7 milionësh, OSHP kishte kritikuar Policinë për zvarritje dhe procedura të vazhdueshme emergjente

Kontrata emergjente gjashtëmujore për ushqim që Policia e Kosovës ia ka dhënë kompanisë “Beni Dona Plast” vjen pas një historie të gjatë me procedurën e rregullt të prokurimit për të njëjtat shërbime.

Policia kishte hapur fillimisht një procedurë të rregullt për “Shërbimet me Ushqim (Furnizim, Përgatitje dhe Servim) për nevojat e PK-së”, me vlerë të parashikuar prej 2.7 milionë eurosh. Megjithatë, më 27 shkurt 2026, aktiviteti ishte anuluar me arsyetimin se nuk kishte mbetur asnjë ofertë e përgjegjshme.

Një nga operatorët pjesëmarrës ishte pikërisht “Beni Dona Plast”. Policia e kishte eliminuar kompaninë duke pretenduar se ajo kishte ofruar çmime “shumë herë më të larta” se çmimet reale të tregut. Sipas qëndrimit të Policisë të paraqitur para OSHP-së, një hulumtim i tregut kishte konstatuar se oferta e kompanisë ishte rreth 30 për qind më e lartë se çmimet reale të tregut.

“Beni Dona Plast” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Në maj, OSHP-ja vendosi që anulimi i procedurës nga Policia të mbetej në fuqi, por njëkohësisht i dha Policisë një vërejtje të fortë për mënyrën se si ishte menaxhuar ky prokurim.

Paneli Shqyrtues vuri në pah edhe një kundërthënie: sipas vendimit, Policia kishte pranuar çmime më të larta nga i njëjti operator në procedura të mëparshme të negociuara pa publikim, ndërsa në procedurën e hapur disa prej këtyre çmimeve i kishte konsideruar të larta krahasuar me tregun. OSHP-ja e cilësoi si të papranueshme që për disa artikuj çmime më të larta të pranoheshin në procedurën e negociuar, ndërsa të konsideroheshin të larta në procedurën e hapur.

Edhe më e rëndësishme, OSHP-ja kritikoi Policinë për prolongimin e procedurës së hapur, duke konstatuar se, në mungesë të kontratave të rregullta, Policia kishte vazhduar me inicimin e procedurave emergjente. Paneli tha se veprime të tilla të vazhdueshme “cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme”, ndërsa vërejtjen e cilësoi si të fundit.

Pavarësisht kësaj historie, më 28 gusht 2026 Policia ka hapur përsëri tenderin e rregullt për të njëjtat shërbime. Edhe ky është përcaktuar si ritender, ndërsa kontrata publike kornizë parashihet të zgjasë 36 muaj.

Vlera e parashikuar e këtij ritenderimi është sërish 2.7 milionë euro, ndërsa procedura është e hapur. /Kujdestari.info/

Tags: Beni Dona PlastGazmend HoxhaPoliciaRagip MustafaTenderXhelal Sveçla

JU REKOMANDOJMË

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
01/11/2026 - 00:22

Dje është raportuar se biznesmeni turk Bilal Kara - themelues i spitalit Sante Plus, është arrestuar në Maqedoninë e veriut. Mirëpo, ai në një deklarim të sontëm për...

Më shumëDetails

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit

Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
31/10/2026 - 22:43

Nesër, më 1 nëntor, nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është paralajmëruar mbajtja e një proteste me kërkesë dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kjo...

Më shumëDetails

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore
31/10/2026 - 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin...

Më shumëDetails

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
31/10/2026 - 22:15

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026....

Më shumëDetails

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar

Policia realizon kontrolle në Zubin Potok, në një hambar në Kleçke sekuestron disa armë dhe fishekë, s’ka të arrestuar
31/10/2026 - 22:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, sot kanë kontroll në një hambar në fshatin Kleçke, në komunën e Zubin Potokut, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale. Në...

Më shumëDetails

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, Buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV pastaj në Qeveri, për Kurtin partia s’pyet për ligj
31/10/2026 - 21:54

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë