Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici

30/08/2026 - 10:31
në Lajme
A A
Përleshje pas mesnate në Zubin Potok – këta janë dy të dyshuarit që u paraqitën të dehur në Polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dëmtuar edhe një veturë, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dy personat që po hetohen si të dyshuar për rastin janë Milos Janicijevic, 26-vjeçar, dhe Marko Janicijevic, 20-vjeçar.

Rasti është raportuar rreth orës 02:00, pasi një qytetar ka njoftuar Policinë se në fshat kishte shpërthyer një përleshje mes disa personave.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur të lënduarin, Milos Stanic, 32-vjeçar, ndërsa dy të dyshuarit ishin larguar nga lokacioni.

Stanic është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas të dhënave të rastit, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit ai është intervistuar nga Policia.

Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një automjet, konkretisht drita e përparme e djathtë dhe parafangoja.

Policia më pas ka kontaktuar përmes telefonit dy të dyshuarit dhe u ka kërkuar që të paraqiten në Stacionin Policor në Zubin Potok.

Janicijevic dhe Janicijevic i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë shkuar në stacion, por sipas informacioneve të Sinjalit, që të dy ishin nën ndikimin e alkoolit.

Për këtë arsye, policët kanë pritur derisa t’u kalonte ndikimi i alkoolit dhe vetëm më pas kanë vazhduar me intervistimin e tyre lidhur me incidentin.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Pas përfundimit të procedurave policore, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë
30/08/2026 - 10:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat

Haxhiu: Mbi 1,500 persona ende të zhdukur, Serbia t’i hapë arkivat
30/08/2026 - 10:06

U.D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së mblidhen sërish në Kuvend

Deputetët e PDK-së mblidhen sërish në Kuvend
30/08/2026 - 09:50

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deputetët e saj do të jenë të pranishëm edhe sot në sallën e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit, deputetët e PDK-së...

Më shumëDetails

E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një grua gjendet e vdekur në Prizren
30/08/2026 - 09:35

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Rastin në polici e ka raportuar djali i tij. Sipas raportit 24 orësh, policia ka...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
30/08/2026 - 09:25

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi...

Më shumëDetails

Sapo erdhën nga Gjermania, përballen me skenë të rëndë në Pejë – 67-vjeçari dyshohet se iu vërsul me thikë vëllait dhe kunatës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
30/08/2026 - 08:56

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë të shtunën në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij dhe i është vërsulur me thikë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë