Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përmbaruesit privatë i reagojnë ministrit Murati: Tërhiqe deklaratën ose i shqyrtojmë mundësitë ligjore

28/02/2025 - 13:12
në Lajme
A A
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka deklaruar se mbi 10 milionë euro do të shkojnë në xhepin e përmbaruesve nga borxhi total prej 35.8 milionë euro për kontratat kolektive vetëm gjatë këtij viti. Siç pati pretenduar Murati, përmbaruesit kanë abuzuar me këto tarifa.

Përfaqësuesit e përmbaruesve privatë i kanë konsideruar të pabazuara dhe të papranueshme deklaratat e Muratit për abuzim me tarifa. Në reagimin e tyre thuhet se Murati nuk ka bërë analizë të mirëfilltë për çështjen, se nuk ka informacion e se është deklaruar në mënyrë të përgjithësuar dhe “paushalle”.

Oda e ka quajtur deklaratën e Muratit politike e populiste me qëllim për të dëmtuar reputacionin e përmbaruesve privatë.

Ajo ka kërkuar që Murati të tërhiqet nga deklarata e tij, që çështjet procedurale ligjore të shqyrtohen brenda institucioneve të drejtësisë, dhe ka thënë se nëse Murati nuk tërhiqet nga deklarata përmbaruesit do të shqyrtojnë mundësitë ligjore për “të mbrojtur integritetin e profesionit dhe të drejtën tonë për të ushtruar detyrën në mënyrë të ligjshme dhe të pandikuar nga akterët politikë”.

Në reagim thuhet tutje se përmbaruesit zbatojnë ligjin e nuk e krijojnë atë, ndërkaq Oda ka renditur disa pika.

“Për shkak të deklaratës së pabazuar dhe të pasaktë, kërkojmë nga Ministri i Financave që të tërhiqet nga deklarata e tij e pamatur, e cila rëndon mbi reputacionin e përmbaruesve privatë dhe krijon dyshime e amulli institucionale.  Çështjet procedurale ligjore të shqyrtohen brenda institucioneve të drejtësisë, sikurse janë gjykatat e rregullta, dhe jo përmes podiumeve dhe deklaratave të pabazuara politike. Nëse z. Murati nuk do të tërhiqet nga deklarata e tij, ne si përmbarues do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për të mbrojtur integritetin e profesionit dhe të drejtën tonë për të ushtruar detyrën në mënyrë të ligjshme dhe të pa ndikuar nga akterët politikë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se mbi 10 milionë euro do të shkojnë në xhepin e përmbaruesve nga borxhi total prej 35.8 milionë euro për kontratat kolektive vetëm gjatë këtij viti. Murati ka shprehur shqetësimin duke thënë se përmbaruesit kanë abuzuar me këto tarifa.

Ende pa përfunduar muaji shkurt, siç ka shkruar Murati, janë dorëzuar 23.118 lëndë përmbarimore kundër komunave në Thesarin e Shtetit për shkak të kontratës kolektive, që ai konsideron se është nënshkruar kundër ligjit.

Shuma e kërkuar për përmbarim, sipas Muratit, ka arritur në 35.8 milionë euro vetëm gjatë këtij viti, ku 25.6 milionë janë borxh ndaj përfituesve, ndërsa 10.2 milionë euro përbëjnë tarifat e përmbaruesve.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë