Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka kërkuar nga Përparim Rama që të mos flas “në emër të të gjithëve”.
Ky reagim vjen pasi kreu i Prishtinës ka njoftuar protestën ndaj Qeverisë nga kryetarët e komunave me datë 1 shtator.
Postimi i plotë:
“JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!
E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës.
Nëse diçka e dëmton interesin publik dhe qytetar, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, është tendenca e krisur që disa komuna t’ia bëjnë opozitën Qeverisë.
Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim” shkruan Peci në reagim.













