Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama: KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE – “Kënd ke me pre me gërshërë?”

13/09/2026 - 22:05
në Kryesore, Lajme
A A
Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës, duke e kritikuar mënyrën e sigurimit të votave dhe gjuhën e përdorur nga Kurti në seancën e Kuvendit.

Rama ka deklaruar se Kurti, sipas tij, është zgjedhur Kryeministër me votat e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, duke theksuar se në sallë nuk ishte asnjë deputet tjetër shqiptar.

“KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

Ai ka akuzuar Kurtin se gjatë viteve në politikë nuk ka arritur të ndërtojë besim me asnjë subjekt tjetër politik shqiptar, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për raportet e tij me Listën Serbe.

Rama është ndalur edhe te deklarata e Kurtit “me pre me gërshërë”, duke pyetur publikisht se kujt i ishte drejtuar kjo gjuhë.

“Kënd, Albin? Gazetarët? Opozitën? Kundërshtarët politikë? Apo 52.87% e qytetarët që nuk të kanë votuar?”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, më shumë se gjysma e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhje nuk e kanë mbështetur Vetëvendosjen, andaj, siç shprehet ai, një Kryeministër duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm votuesit e partisë së tij.

“Këtu fillon dallimi ndërmjet liderit të një partie dhe Kryeministrit të një shteti”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka kritikuar gjithashtu mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga Kurti, duke e akuzuar për përdorim të “hileve dhe numrave” dhe për koordinim me deputetët serbë.

“Kosova nuk ka nevojë për një Kryeministër që di vetëm t’i mundë kundërshtarët me hile e numra, natën, shpejtë, në seanca të jashtëzakonshme në koordinim me serbët. Ka nevojë për një Kryeministër që i përfaqëson të gjithë”, ka shkruar ai.

Në fund, Rama ka përdorur gjuhë edhe më të ashpër ndaj Kurtit, duke deklaruar se ai nuk e përfaqëson popullin e Kosovës.

“Sot, nga ajo sallë, Albin Kurti dole si Kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe”, ka përfunduar Rama.

JU REKOMANDOJMË

Pak ditë para vendimit në Hagë, Kadrijaj: Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë

Kadrijaj: AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3
13/09/2026 - 22:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, ndërsa ka folur edhe për personat që, sipas saj, kanë deponuar dosje dhe...

Më shumëDetails

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi
13/09/2026 - 21:51

Analistja amerikane Ivana Stradner ka paralajmëruar për përfshirjen e shërbimeve serbe dhe ruse në procesin zgjedhor në Serbi, duke thënë se tashmë janë vërejtur përpjekje për të dëmtuar...

Më shumëDetails

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
13/09/2026 - 21:37

Opinion lidhur me gjendjen aktuale në politikën e Kosovës nga Ramiz Lladrovci. Opinioni i Lladrovcit në rrjetin social: Kaçamaku i politikës kosovare po gatuhet me turli mielli, me...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po sillet si monark, kemi me përdorë çdo mjet politik e juridik me kthy demokracinë

Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
13/09/2026 - 21:27

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar se po synon të “suspendojë çdo rregull”, përfshirë normat kushtetuese, politike, morale e njerëzore. Ajo...

Më shumëDetails

Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/09/2026 - 20:51

Reuters një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por...

Më shumëDetails

72 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku

72 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku
13/09/2026 - 20:33

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sonte në Drenicë tek Sami Lushtaku, vetëm 72 orë para vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • VV-ja tha se nesër voton nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Arian Tahiri më 11 gusht kishte paralajmëruar këtë skenar të Kurtit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë