Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar Toger Sheremet Elezaj.













