
Drejtues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ministri i Financave Hekruan Murati janë ‘përplas’ rreth asaj që këta të parët nisën në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë.
Hekuran Murati në një reagim në “Facebook”, pasi që ligji u dërguan në Kushtetuese tha se ” po dëshmohet edhe njëherë që britmat këta nuk i kanë as për qytetarin e as për shtetin”.
E për këtë ka reaguar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovë Sazan Ibrahimi.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se janë kryetarët e komunave janë ata që po kujdesën për qytetarin, e jo niveli qendror meqë sipas tij, me ligjin e ri të takimit në pronë, ajo u dyfishua, por edhe u trefishua.
“Po të mendonte ministri Murati për qytetarët, atëherë nuk do të ngriste faturat e tatimit në pronë. Ky ligj ka mundur të pres deri në vitin 2024. Nëse dëshiron ai mund t`ua fal nga 100 eurove qytetarëve për tatimin nga buxheti i Qeverisë, e jo të cenohet buxheti i komunave, ashtu kështu i vogël”, tha Ibrahimi për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kërkesa e kryetarëve të komunave për këtë ligj është mjaft i qartë.
“Kryetarët e komunave kanë kërkuar që faturat e tatimit në pronë të kenë vlerën e njëjtë ashtu si në vitin 2022 e jo ashtu siç i ka ngritur MEF ku në disa raste janë trefishuar , pra kryetarët kanë menduar për xhepin e qytetarit dhe për këtë kanë kërkuar të mos ngritën faturat e tatimit në pronë”, tha ai.












