Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peticioni për Trustin, Haxhiu: Projektligji do të procedohet për në Kuvend para pushimeve të deputetëve

08/07/2022 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu: Absurde dhe të çuditshme vendimet e qeverisë kundër COVID-19, vet ministri i Shëndetësisë kundërshton masat e ekzekutivit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Per 8 ditë një grup i qytetarëve të Kosovës kanë mbledhur më shumë se 20 mijë nënshkrime për lejimin e tërheqjes së 30% të Trustit. Ndërsa mendohet që ky Projektligji të procedohet për në Kuvend para se deputetët të shkojnë në pushime.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur lidhur me procedurat që duhet ndjekur në mënyre që ky projektligj të shkoj në Kuvend për miratim.Haxhiu nuk ka dhënë ndonjë afat se a do të mund të shqyrtohet ky projektligj para se Kuvendi të shkoj në pushim, pasi kjo, sipas tij, varet nga votimi i Qeverisë.

“Realisht projektligji për trustin do të duhej të kalonte në Kuvend, nuk kishte asnjë arsye as ligjore e as ekonomike që ai të refuzohej. E kam thënë edhe kur e kam proceduar në Kuvend që projektligji për trustin është kërkesë e qytetarëve dhe sot si asnjëherë më parë, kjo çështje është vërtetuar që projektligji për trustin është kërkesë qytetare sepse qytetarët u organizuan dhe për 8 ditë kanë mbledhur se 20 mijë nënshkrime për ta ri-proceduar sërish projektligjin për trustin në Kuvend. Bazuar në ligjin për nisma legjislative tani u takon qytetarëve që me nënshkrimet e grumbulluara dhe projektligjin ta ri-procedojnë sërish në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Ai thotë se ka gjasa që nënshkrimet të shkojnë në kryesi ose tek kryetari para pushimit vjetor, veçse njëherë janë procedurat teknike, skanimi i nënshkrimeve dhe procedimi i tyre në Kuvend.

“Po sigurisht, po besoj që tani deri sa të përgatiten edhe çështjet teknike të nënshkrimeve, skanimi i atyre më shumë se 20 mijë nënshkrimeve edhe procedimi i tyre në Kuvend, po ligji për nisma legjislative parasheh që këto nënshkrime edhe projektligji t’i dorëzohet kryetarit ose kryesisë dhe komisionit për peticione në mënyrë solemne. Dëshmon një demokraci të zhvilluar, ku qytetarët marrin nisma legjislative për një çështje të cilët ata i preokupon, në këtë rast është tërheqja e mjeteve nga trusti”.

“Unë e kam thënë edhe në diskutimin që ishte në Kuvend sepse nëse po iu duket që nuk mund ta kaloni një projektligj të propozuar nga opozita, çfarë do të bëni kur projektligji do të vije në Kuvend me kërkesën e qytetarëve, me nënshkrimet e tyre. Edhe në fillim qytetarët kanë qenë të gatshëm të mbledhin nënshkrimet për ta proceduar projektligjin për trustin, mirëpo ishte kohë pandemie, ishte muaji shkurt dhe do të rrezikohej shëndeti i tyre. Ne e kemi marrë përsipër që me nënshkrimet e deputetëve, ta procedojmë në Kuvend. Tani është ekskluzivisht kërkesë e qytetarëve, të cilët në bazë vullnetare janë organizuar shesheve të Kosovës dhe në një afat rekord kanë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime që nuk e ka bërë asnjë subjekt politik i organizuar deri sot, kaq shpejtë e kaq shumë nënshkrime të mbledhin në një afat kaq të shkurtët kohorë”, ka thënë Haxhiu për EO.

JU REKOMANDOJMË

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë