Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petkoviqi si Millosheviqi: Kosova është tokë e shenjtë serbe dhe nuk ka forcë që ndryshon këtë fakt

31/07/2024 - 10:30
në Lajme
A A
Petkoviqi si Millosheviqi: Kosova është tokë e shenjtë serbe dhe nuk ka forcë që ndryshon këtë fakt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Ekzistenca e garancive të forta për sigurinë e trashëgimisë kulturore serbe dhe funksionimin normal të objekteve të adhurimit serb do të vazhdojë të jetë një nga kërkesat tona kryesore në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, e që në të vërtetë është e ngarkuar për propagandë armiqësore ndaj Kosovës, Petar Petkoviq.

“Nëse dikush mendon se përmes revizionizmit historik dhe veprimeve agresive ndaj trashëgimisë serbe në Kosovë, do të mund të fshihet karakteri serb i këtij territori, duhet të ketë parasysh se ky territor është tokë e shenjtë serbe, dhe se nuk ka forcë që do të mund ta ndryshojë atë fakt”, në mungesë të imagjinatës, Petkoviq kopjon frazat boshe të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq nga shekulli i kaluar.

Në një intervistë për tabloidin në shërbim të regjimit aktual serb, “Kurir” lidhur me vendimin e Komitetit të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të mbajë katër manastiret serbe në Kosovë në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, ai ka thënë se është marrë “në bazë të vlerësimeve objektive të situatës politike dhe të sigurisë në terren”.

“Dhe për sa kohë që manastiret e KOS-së janë lartë në agjendën e UNESCO-s, ajo ofron mbrojtje shtesë kundër shkatërrimit, dëmtimit ose uzurpimit të pasurive serbe të Nemanjiqëve nga ekstremistët shqiptarë”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që UNESCO ka pranuar se situata politike në terren është arsyeja për të vazhduar mbrojtjen e këtyre monumenteve.

“Kjo flet shumë se ku është burimi i problemit dhe se serbët në Kosovë dhe objektet e Kishës Ortodokse Serbe “janë çdo ditë në rrezik” të shkatërrimit dhe zhdukjes”, vazhdon Petkoviq në propagandën e tij.

Ai ka pretenduar se Patriarkana e Pejës, Manastiret e Deçani dhe Graçanicës dhe kisha Levishka janë “katër monumentet më të bukura ortodokse serbe dhe vendet e gjalla të besimit në Kosovë”, por gjithashtu ka pretenduar se pavarësisht “shqetësimit” të UNESCO-s për fatin e tyre, “sulmet thuajse të përditshme ndaj vendeve të tjera të shenjta serbe dhe pronës së Kishës Ortodokse Serbe në “krahinën tonë jugore” kalojnë nën radarin e publikut botëror.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë