Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pikonte uji”: BE-ja i bën “për pesë pare” Radoniqin dhe KQZ-në për organizimin e dobët të “referendumit” në veri

29/05/2024 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
“Pikonte uji”: BE-ja i bën “për pesë pare” Radoniqin dhe KQZ-në për organizimin e dobët të “referendumit” në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian nuk është ndarë i kënaqur me KQZ-në për organizmin e votimit për tërheqjen e katër kryetarëve në veri, i cili ka ndodhur më 21 prill.

Përmes një letre dërguar anëtarëve të KQZ-së, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka kritikuar ashpër kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët e këtij komisioni.

Në letrën që e ka siguruar gazeta Nacionale, përmenden kushtet e rënda në të cilat është organizuar “referendumi” në veri.

Kushtet në qendrat e votimit, shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë, rendi publik, përbërjen e stafit si dhe zbatimi i procedurave janë kritikat kryesore të BE-së për KQZ-në.

Diplomati i BE-së në Kosovë ka vlerësuar se në shumë qendra të votimit nuk kishte ngrohje dhe rrymë. Ndërsa në disa tjera, sipas tij, pikonte edhe uji.

“Kushtet në Qendër të Votimit: Shumë qendra të votimit ishin të ngritura në kontejnerë ose objekte të përkohshme që u mungonin pajisje thelbësore si ngrohja dhe rryma. Për më tepër, disa lokacione pësuan rrjedhje uji, që ishte potencialisht problematike për integritetin e materialit zgjedhor. Identifikimi i qendrave të votimit ishte shpesh sfidues në zona rurale për shkak të mungesës së sinjalizimit që i tregon vendndodhjet e tyre”, thuhet në letrën e cila i ka shkuar KQZ-së më 21 maj.

Vendosja e kamerave në qendrat e votimit duket të ketë qenë një tjetër shqetësimi i BE-së.

“Shqetësimet për Privatësinë dhe Sigurinë: Kamera ishin instaluar në të gjitha qendrat e votimit, duke ngritur pyetje për vendosjen e tyre dhe për potencialin e kapjes së zgjedhjeve të votuesve. Pozicionimi i kabinave të votimit shpesh nuk i ruante plotësisht privatësinë dhe fshehtësinë e votuesit, disa kabina ishin duke u vëzhguar nga kamerat. Vendosjet përkatëse të kamerave dhe kabinave të votimit duhet të rregullohet në mënyrë të tillë që edhe nëse kamerat janë të instaluara, ato të mos mund t’i vëzhgojnë votuesit duke i plotësuar fletëvotimet. Mjedisi si i përshkruar në udhëzimet e KQZ-së paraqet një sfidë ndaj fshehtësisë së votimit dhe do të mund ta prekte besimin e votuesve në proces”, ka vazhduar letra e nënshkruar nga Szunyog.

Si problem në organizmin e votimit për largimin e katër kryetarëve BE-ja e ka parë edhe prezencën e madhe e Policisë së Kosovës në qendrat e votimit.

Sipas diplomati të BE-së, problem ka paraqitur edhe përbërja e stafit.

“Rendi Publik: Prania e Policisë së Kosovës u vërejt në të gjitha qendrat e votimit, afër ose madje brenda hapësirave të qendrave të votimit. Përbërja e Stafit: Përderisa bashkëpunimi ishte i mirë në qendra ku Këshillat e Qendrave të Votimit përbëheshin nga ekipe të përziera të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, shumë Këshilla të Qendrave të Votimit kishin staf vetëm me shqiptarë të Kosovës. Kjo paraqiti sfida për votuesit serbisht-folës. Për më tepër, qasja për persona me aftësi të kufizuara mungonte shpesh, dhe udhëzimet për votues dhe materialet informuese, sidomos në serbishte, ishin të pamjaftueshme”, është thënë në letrën e Shefit të Zyrës së BE-së.

Në fund të letrës, Tomas Szunyog, ka bërë me dije se stafi i KQZ-së kishte edhe mungesë të njohurive për zbatimin e procedurave të parapa në ligj.

“Zbatimi i Procedurave: Pavarësisht nga sfidat, materialet e ndjeshme zgjedhore u dorëzuan sipas procedurave, dhe procesi i mbylljes dhe numërimit u vlerësuan përgjithësisht si mirë i organizuar. Megjithatë, në dy raste, anëtarë të Këshillave të Qendrave të Votimit kishin mungesë të njohurive për procedura të duhura të mbylljes dhe numërimit.”, ka shkruar Szunyog.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që në proceset e ardhshme zgjedhore të merren parasysh këto shqetësime.

“Vlerësoj të rëndësishme që në operacionet e ardhshme zgjedhore të përmirësohen mjediset dhe procedurat në disa fusha kyçe, përfshirë infrastrukturën e qendrave të votimit dhe qasjen e tyre nga të gjithë votuesit, mbrojtjen e privatësisë së votuesve, përbërjen dhe trajnimin e stafit të qendrave të votimit, dhe ofrimin e të dhënave të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për votuesit. Ne shpresojmë se këto vrojtime do të jenë të çmuara për përpjekjet tuaja të vazhdueshme për ta fuqizuar procesin zgjedhor”, ka vlerësuar diplomati i BE-së.

Votimi për largimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqut, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Kjo pasi procesi i votimit në këto komuna nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të votave për largimin e kryetarëve.

Sipas të dhënave të KQZ-së vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore kishin marrë pjesë në votim.

JU REKOMANDOJMË

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
27/08/2026 - 21:40

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës më 28 gusht në ora 11:00. PDK...

Më shumëDetails

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut
27/08/2026 - 21:17

Departamenti amerikan i Shtetit ka përditësuar më 25 gusht këshillën për udhëtime në Kosovë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të ushtrojnë kujdes të shtuar sidomos në pjesë...

Më shumëDetails

Vd’es Egzon Bytyçi, i dyshuari për vr’asjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Vd’es Egzon Bytyçi, i dyshuari për vr’asjen e gruas shtatzënë në Malishevë
27/08/2026 - 21:10

Ka vdekur Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës...

Më shumëDetails

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj

“Sa mund të dënohen spiunët në Kosovë?” – Tregon avokati Hodaj
27/08/2026 - 20:23

Avokati Taulant Hodaj ka folur rreth rastit të fundit “Sheholli”, e ma konkretisht për procedurat gjyqësore që zakonisht rendom parashihet për rastet e spuinazhit dhe shantazhit. Ai këto...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin

Vjosa Osmani ia refuzoi shtetësinë me arsye të forta ligjore, Albulena Haxhiu shkeli ligjin për Boiken Abazin
27/08/2026 - 20:20

Vjosa Osmani si presidente kishte refuzuar dhënien e shtetësisë për Boiken Abazin, me arsye të forta ligjore që ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme për Boiken...

Më shumëDetails

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
27/08/2026 - 20:12

Edhe njëherë tjetër Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, janë ulur në tavolinë, për të diskutuar për presidentin e ri të vendit. Por, për dallim nga takimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    444 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë