Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Plani franko-gjerman/Ramiz Lladrovci: Kurti nuk nënshkruan asnjë dokument, ku nuk parashihet njohja e Kosovës nga Serbia

10/11/2022 - 10:25
në Kryesore, Lajme
A A
Plani franko-gjerman/Ramiz Lladrovci: Kurti nuk nënshkruan asnjë dokument, ku nuk parashihet njohja e Kosovës nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për zhvillimet e fundit, që po ndodhin në veri të Kosovës.

Lladrovci thotë se është i shqetësuar për këtë situatë, por nuk pret përshkallëzim sepse siç thotë ai, bashkëpunimi me aletët tanë është letra jonë më e fortë.

“Jam i shqetësuar me lehtësinë e zhvillimit të disa ngjarjeve që kanë mundur të shmangen. Një gjë duhet të jetë e qartë, zbatimi i ligjit nuk ka alternativë, por, as miqësia me ShBA-në, nuk ka alternativë. Në mes të këtyre dy qëndrimeve, u shfaqën disa të papritura. Nuk pres eskalim të situatës. Probleme në veri mund të sjell ndonjë qytetar i painformuar që nuk e di se NATO dhe KFOR-i janë garantues të paqes dhe sigurisë në Kosovë. Bashkëpunimi me aleatët tanë historik është ende letra jonë e fortë, prandaj nuk pres shqetësime serioze”, thotë Lladrovci.

Për zhvillimet e fundit në veri, Lladrovci ka komentuar edhe çasjen e kryeministrit Kurti me ndërkombëtarët.

“Konsideroj se narracioni i Kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve duhet parë nga viti 1997 e këndej. Ka konsistencë për të qenë kundër rrymës, pritjeve dhe rekomandimeve që dalin nga rrethanat e krijuara nga të tjerët apo ku qëndrojnë të tjerët. Këtu është origjinal, por, kjo, në raportet me aleatët, jo gjithmonë sjell sukses. Ata që janë më lartë, apo më të fortë, kanë edhe sy më të fort dhe shohin më larg”, tha Lladrovci.

Teksa ka folur për takimin e fundit të Kurtit me opozitën, ku këta kritikuan kryeministrin për plane jo konkrete.

Lladrovci thotë se nga Qeveria Kurti, jo vetëm opozita janë të dëshpëruar, por edhe qyetarërt.

Në atë takim mes Kurtit e opozitës, sipas Lladrovci mungoi shpalosja e planit B dhe C në takim, përtej ndodhive aktuale.
“Pritjet e opozitës por edhe të qytetarëve në këtë situatë ndaj Qeverisë janë të mëdha, andaj, jo vetëm opozita doli e dëshpëruar nga takimi. Munguan argumentet përtej atyre që po i japin disa deputetë të thekur të pozitës rreth „dinjitetit“, „guximit“ e demagogjisë rreth trimërive të vonuara. Mungoi shpalosja e planit B dhe C në takim, përtej ndodhive aktuale. Konsideroj se opozita në këto momente nuk mund të jetë kundër ekzekutivit të vet, aq më pak të dëshmuarit në procesin e shtetformimit e shtetndërtimit”, thotë Lladrovci.

Lladrovci për planin e propozuar franko-gjerman, thotë se Kurti nuk e pranon këtë draft pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Disa aspekte të interesit tonë, janë prezantuar në këtë draft me 300 fjalë, por, askund nuk e pash të trajtuar çështjen thelbësore, njohjen e ndërsjellë, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Nuk e besoj se Kryeministri Kurti e pranon këtë draft pa njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Njohja nga Serbia nuk duhet lënë gur rreth qafe për gjeneratat që e gëzojnë dhe do ta trashëgojnë Republikën e Kosovës”, përfundoi Lladrovci.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë