Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi në Suharekë është grabitur një argjendari, ku ka mbetur i plagosur një polic.
Mustafa përmes një postimi në facebook ka kritikuar Qeverinë pas grabitjes në Suharekë.
“Kur Qeveria paguan militantët e saj 7.500 euro në muaj e policët 600 euro, kriminelët lëvizin lirshëm me kallasha midis qyteteve tona”, ka shkruar ai.
Ai ka ironizuar duke thënë “Welcome to Narcos Kosova”.
“Hani bukë e rrena të Albinit e Sfeçlës”, ka përfunduar Mustafa.













