Viktima e të shtënave me armë në zonën e Don Boskos në Tiranë dyshohet se është banakierja e një lokali.
Sipas informacioneve të fundit ka shkuar në 3 numri i të plagosurve të transportuar te Trauma. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të frekuentuar. Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat dhe në shënjestër mund të ketë qenë një prej të plagosurve. Policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorët. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve ende nuk është bërë me dije.












