Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po aplikoj, por kam me dalë jashtë”, Kosovës po i zbrazen edhe fakultetet

18/07/2022 - 20:35
në Kryesore, Lajme
A A
Universiteti i Prishtinës hap konkurs për 67 studentë doktorate
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy vite pas diplomimit, u ktheva në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Ndryshe prej para pesë vitesh, kur aplikova për në drejtimin Gazetari të Fakultetit Filologjik, këtë herë nuk e pashë grumbullin e nxënësve të sapodalur nga gjimnazi që të emocionuar prisnim për dorëzimin e dokumenteve pranuese në fakultet. Ajo që pashë, më befasoi tej mase; korridoret e shumicës prej fakulteteve, ishin thuajse të zbrazura.

Këtë vit, numri i nxënësve që po aplikojnë për t’u regjistruar në fakultetet e UP-së, ka rënë dukshëm. Këtë ma konfirmuan edhe administratat e Fakultetit Filologjik, Fakultetit Filozofik, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Edukimit.

Universiteti i Prishtinës i ka 14 fakultete dhe këtë vit, planifikon që t’i pranojë 5 mijë e 497 studentë në programin Bachelor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 korrik.

Të hënën, gazeta Nacionale qëndroi në disa prej fakulteteve, për të parë se si po shkon procesi i aplikimit për t’u bërë student i UP-së dhe biseduam me disa, prej pak studentëve, që prisnin për t’i dorëzuar dokumentet.

“Për gjuhë gjermane po aplikoj… por kam me dalë jashtë vendit”

Donika Beqiri nga Kamenica ishte duke pritur që t’i dorëzonte në administratë dokumentet e nevojshme për aplikim. Ajo dëshiron që ta studiojë gjuhën gjermane, por pas përfundimit të fakultetit, mendon që të udhëtojë jashtë Kosovës.

“Për gjuhë gjermane jam duke aplikuar, studimet zgjasin katër vite. Vij nga Kamenica, e di edhe gjuhën gjermane. Por unë kam me dalë jashtë vendit, veç po du me e pasë si fakultet të përfunduar”, tha Donika.

Lidhur me numrin e personave që kanë aplikuar për t’u pranuar si studentë, detaje për gazetën Nacionale ka dhënë Flutura Demaku – Zariqi, shefe e administratës në Fakultetin Filologjik.

Ajo na tha se vërehet numër më i vogël i aplikuesve, përveç në degën e Gazetarisë.

“Sot është dita e parafundit, domethënë edhe nesër studentët kanë mundësi të aplikojnë. Sivjet ka më pak studentë, përveç në gazetari që nuk ka ndryshuar shumë, vitin e kaluar në një drejtim ka pasë mbi 300 aplikime, sivjet më pak. Në drejtimin Gjuhë Angleze, deri më tani janë bërë 256 aplikime, në gjuhë gjermane 225 aplikime, gazetari 109, në gjuhë shqipe 13, në letërsi kanë aplikuar 18, gjuhë turke 13, gjuhë frenge 5, në Ballkanistikë 3 dhe në Orientalistikë 9”, tha Demaku – Zariqi.

Në Fakultetin e Filozofikut, nuk kishte shumë persona. Edhe ata që shiheshin në korridoret e këtij objekti, na thanë që ishin studentë e disa po prisnin për punë të tjera.

Nga administrata e këtij fakulteti konfirmuan se ka rënie të nxënësve që duan të studiojnë atje. Madje na thanë se edhe në drejtimin ku ka pasur më së shumti aplikues, Shkenca Politike, këtë vit ka pasur rënie.

“Ka pasë më pak, zakonisht në Shkenca Politike dhe në Psikologji kemi pas numër më të madh, por këtë vit shihet se edhe në Shkenca Politike ka rënë. Në Shkenca Politike kanë aplikuar 45 studentë, histori 36, antropologji 4, arkeologji 6, psikologji 340, punë sociale 78, sociologji 29, filozofi 7”, kanë thënë nga administrata e Filozofikut.

Atje, biseduam edhe me një nxënëse e cila tha se shpresat i ka që të pranohet në degën e Psikologjisë, e madje u shpreh shumë optimiste se edhe do të gjejë vend pune.

“Po aplikoj për në psikologji, shpresat i kam se do të pranohem, uroj. Besoj që do të kem mundësi edhe që të punësohem, nëse e ke vetë iniciativën, mendoj se gjen edhe vend pune. Më 22 korrik e kemi testin pranues”, tha Ridvana Hajdari.

Në Fakultetin Juridik, siç ka qenë thuajse çdo vit, numri i studentëve që aplikojnë, por edhe që pranohen, është më i lartë.

Agim Bahtiri, zyrtar për mësim në këtë fakultet, për gazetën Nacionale tha se ka pasur një rënie të lehtë të numrit të aplikuesve.“Në Fakultetin Juridik parashihet regjistrimi i 500 studentëve, aplikant janë rreth 600, por të konfirmuar janë 416. Ka pasë rënie, por juridiku është i dyti më i kërkuari nga studentët, në krahasim me vitet e kaluara. Te ne ka aplikuar edhe ajo vajza që ka arritur më së shumti pikë në fakultet”, tha Bahtiri.

Situatë krejt ndryshe ishte në Fakultetin e Edukimit. Në këtë objekt mund t’i dëgjoje edhe insektet, ishte tepër qetësi.

Dorëzimi i aplikimeve po bëhej në sallën e Amfiteatrit. Mendova që sapo të hyj do të shoh një numër më të madh të personave, por ishin vetëm disa vajza. As radha nuk ishte e gjatë.

Imer Dragusha, zyrtar për Shërbimin e Studentëve në këtë fakultet, na tha se edhe atje ka pasur rënie të aplikuesve, madje llogaritet se janë diku rreth 200 persona më pak.

“Shumë më pak aplikues ka pasë, vitin e kaluar i kemi pasur rreth 800, këtë vit nuk po e dijmë a po e arrijmë 600 ose jo. Në drejtimin fillore janë 297 aplikues deri më tani, në atë parashkallor ose edukim i fëmijërisë së hershme, që është drejtim i ri, kanë aplikuar 174 persona, ndërsa në drejtimin e Pedagogjisë, 39”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë