Një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, teksa i riu, shtetasi me inicialet L. D., ka qenë duke u larë në liqen së bashku me disa shokë, raporton Euronewsalbania.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.











