Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po mbesim pa nxënës/ Rreth 500 nxënës kërkuan fletëkalime vetëm në 5 Komuna të Kosovës

11/03/2024 - 09:10
në Kryesore, Lajme
A A
Po mbesim pa nxënës/ Rreth 500 nxënës kërkuan fletëkalime vetëm në 5 Komuna të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Schengen.

E, pavarësisht që ky lajm ka vite që është pritur, për shumë sektorë ka ngritur edhe shqetësime.

Kosova, tashmë po përballet edhe me ikje të punëtorëve.

Trendi i ikjes po vërehet edhe tek nxënësit.

Komuna e Prishtinës: Nga janari, 194 nxënës kanë kërkuar fletëkalime.

Numër i lartë i nxënësve që kanë kërkuar fletëkalime është në Komunën e Prishtinës.

Nga kjo komunë për Front Online kanë thënë që nga janari janë lëshuar 194 fletëkalime nga shkollat e Prishtinës.

“Në të gjitha IEA-të për muajt Janar-Shkurt 2024 në Komunën e Prishtinës kanë kërkuar fletëkalim 194 nxënës”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Nga komuna kanë treguar edhe arsyet e kërkesës për fletëkalime.

“Nga informatat e mbledhura, shkollat kanë dhënë këto arsye specifike për kërkesën e fletëkalimit: Transfer në shkolla tjera, braktisje e shkollës, emigrim, ndryshim vendbanimi, kalim jashtë vendit për shkak të punës së prindit si diplomat, transfer në shkolla private, transfer në qendrën burimore Përparimi, bashkim familjar”, kanë thënë nga komuna.

Komuna e Malishevës: Nga shtatori deri më tani, 183 nxënës kanë kërkuar fletëkalime

Numër i madh i nxënësve që kërkuar fletëkalime është paraqitur në Komunën e Malishevës.

“Të dhënat për nxënës të cilët kanë kërkuar fletëkalime për në botën e jashtme në Komunën e Malishevës nga shtatori e deri më tani janë 183. Ndërsa, i mësimdhënësve që janë në pushim pa pagesë është 8”, është shprehur për Front Online, Sabit Berisha, shef i arsimit në Malishevë.

Komuna e Podujevës për dy muaj lëshoi 22 fletëkalime për nxënës.

Në Komunën e Podujevës nga janari i këtij viti, kanë kërkuar fletëkalime 22 nxënës.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu në një prononcim për Front Online ka thënë që ky numër përveç shtetit, përfshin edhe zhvendosjen në një komunë tjetër.

“Diku një numër prej 22 nxënës kanë kërkuar fletëkalim. Disa fletëkalime për shkak të afërsisë së Komunës së Podujevës me Komunë të Prishtinës, me Komunë të Vushtrrisë, disa prej tyre janë kalim në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, nuk janë krejt për jashtë. Këto janë të dhëna prej dhjetorit deri në muajin shkurt”

Nga 1 janari, në Gjilan kanë kërkuar fletëkalime 34 nxënës për të shkuar jashtë vendit

Numër i lartë që kanë kërkuar fletëkalime për të dalë jashtë vendit është edhe në Gjilan.

Sipas Drejtoreshës së Arsimit, Albana Demiri, pas 1 janarit janë lëshuar 34 fletëkalime për nxënës.

Ajo tha se disa prej tyre kthehen, e disa kanë shkuar për të jetuar jashtë vendit.

“Sipas listës, pas 1 janarit që kanë kërkuar fletëkalime janë 34 nxënës. Ky numër përfshin të shkollës fillore, dhe të mesëm. Disa prej tyre kthehen, disa kanë bërë bashkim familjar jashtë, kanë shkuar në Zvicër, Gjermani, Francë, Finlandë”.

5 fletëkalime të kërkuara nga nxënësit në komunën e Pejës nga 1 janari

Numër më i vogël është i kërkesave për fletëkalime është në një komunë tjetër të Kosovës.

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega ka thënë për Front Online se janë 5 nxënës që kanë kërkuar leje për të ikur jashtë vendit.

“Nuk e kemi asnjë që kanë kërku me dalë jashtë vendit, domethënë zyrtarisht nuk kemi. Kemi vetëm që kanë kërkuar leje për një ose dy muaj, janë 4-5 raste që kanë kërkuar leje në gjysëmvjetorin e dytë. Nuk e dimë a kthehen a jo, kanë shkuar për festa, nuk ka deklarim prej anës së tyre”.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë