Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po, unë jam drenicake

19/05/2026 - 16:13
në Opinione
A A
Po, unë jam drenicake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Doruntina Meha

Meqenëse është ndezur përsëri flaka e egër e ofendimeve dhe propagandës kundër Drenicës e orkestruar me saktësi nga partia në pushtet dhe ushtria e saj e militantëve e shoh të pamundur të hesht. Sa herë që këtij pushteti i lëkundet karrigia apo i zbulohen dështimet, ata kthehen te instrumenti i tyre i preferuar: fyerja, stigmatizimi dhe anatemimi i një rajoni të tërë që guxon të mos u nënshtrohet.

Në këtë klimë ku Drenica sulmohet egër nëpër rrjete sociale, mua më vjen ndërmend një shprehje që e kam dëgjuar sa e sa herë në përditshmërinë time në Prishtinë: “Sa interesante, ti nuk dukesh si prej Drenice”.

Kur më thonë këtë, buzëqeshja ime e parë është e detyruar, buron nga mirësjellja, por brenda vetes ndiej një pickim të thellë. Çfarë presin të shohin? Një uniformë të vjetër fshati? Diçka të trashë, të prapambetur e të vjetruar që nuk përputhet mediatikisht me grimin modern, me diplomën e një universiteti apo me rrjedhshmërinë e gjuhëve që flas? Në sytë e tyre, elitizmi i ri urban ka vendosur ca korniza qesharake se si duhet të duket inteligjenca. Por unë, sot më zëshëm se kurrë, ua kthej: Po, unë jam prej Drenice.

Jam rritur në Skenderaj dhe rrënjët e mia zënë fill në Prekaz. Jo në atë Prekazin që njihet vetëm përmes fotografive të historisë, por në Prekazin e kullave që nuk u gjunjëzuan kurrë. Unë vij nga ajo tokë që i dha këtij kombi Ahmet Delinë, që la fjalën e parë të rezistencës me sopatë në dorë; vij nga Prekazi i Tahir Mehës, që e ktheu kullën në kështjellë të pamposhtur kundër një ushtrie të tërë; dhe vij nga Prekazi i Kryekomandantit Adem Jashari e i asaj familjeje martire, flakërimi i të cilëve ndriçoi rrugën e lirisë sonë.

Këta emra nuk i kam mësuar në librat e historisë shkollore. I kam në kodin tim gjenetik. Prandaj, kur flas për patriotizëm, unë nuk bëj teori kafenesh, unë flas për trashëgiminë e gjakut që më mban shtyllën kurrizore të drejtë.

Atyre që sot bëjnë mahi me asfaltin, me fshatarët apo që lëshojnë barsoleta cinike për Drenicën, u kujtoj një dallim të madh e të dhimbshëm: Ndërsa shumica e këtij vendi luftën e ka parë përmes ekraneve të televizorit nga komoditeti i refugjatit apo i qyteteve të mbrojtura, unë e kam jetuar atë.

Isha vetëm 4 vjeçe. Në moshën kur fëmijët e botës mësonin ngjyrat dhe lojërat, unë me sytë e mi të vegjël kam parë tmerrin e zhveshur të vdekjes. Kam parë flakët që gllabëronin shtëpitë, kam dëgjuar krismat që çanin qiellin dhe kam ndier tmerrin e ikjes maleve.

Sot e kësaj dite, në vitin 2026, nënvetëdija ime refuzon ta harrojë atë kohë. Ende zgjohem natën nga ankthe që kanë ngjyrën e zjarrit të vitit ’98-’99. Ende, sa herë që ndonjë aromë e fortë më godit në fund të fytit, ajo nuk është thjesht erë tymi është era e barutit të djegur, era e shkrumbit të shtëpive tona, era e zjarrit që tentoi të na shuante si qenie, por që dështoi. Këtë përjetim nuk ta fshin dot asnjë parfum i shtrenjtë i kryeqytetit, asnjë petk “civilizimi” urban.

Ne nuk jemi vetëm luftëtarë, ne jemi dinjiteti i këtij vendi

Drenicën e kanë sulmuar gjithmonë me terma përçmues. Na kanë quajtur ruralë, na kanë akuzuar se “kemi prishur rehatinë me Jugosllavinë”, na kanë parë si të egër e si njerëz që dinë vetëm të kapin armën. Sa shumë gabojnë.

Drenicakët nuk janë vetëm luftëtarë; janë njerëzit më bujarë, më besnikë dhe më krenarë që ka kjo tokë. Ne jemi ata që dimë të japim gjithçka kur të tjerët llogarisin fitimin. Ne jemi ata që qëndrojmë kur të tjerët ikin. Unë i kam kultivuar këto vlera si xhevahiret e mia më të çmueshme. Jam e shkolluar, jam e hapur ndaj botës, flas gjuhët e saj, por nuk e kam shitur dhe nuk do ta shes kurrë rrënjën time për t’u dukur “e civilizuar” sipas standardeve sipërfaqësore të Prishtinës së re.

Kur them “unë jam Drenicake”, unë mbroj një ushtri të tërë vajzash dhe djemsh që studiojnë jashtë, që udhëheqin profesione moderne, por që në çdo moment rreziku për Kosovën, dalin të parët me damarin e pastër të patriotizmit pa llogari. Sepse Drenica na ka edukuar me një parim të prerë: liria nuk të dhurohet, ajo fitohet me gjak, ruhet me dije dhe trashëgohet me dinjitet.

Prandaj po, unë jam Drenicake. Dhe kjo nuk është thjesht origjinë, ky është nderi im më i madh jetësor.

JU REKOMANDOJMË

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë