Aleksandër Arsenijeviq, politikan serb nga veriu i Mitrovicës, ka njoftuar për një aksion të Policisë së Kosovës në veri dhe ka publikuar fotografi prej atje.
Aksioni i Policisë po zhvillohet në një garazh në veri, potencon politikani serb.
Veton Elshani, zv. drejtor i Policisë së Kosovës për Veriun ka thënë se ky është veç një kontroll i zakonshëm i Policisë.
“Veprime të zakonshme hetimore që ndërmerr çdo ditë policia”, i tha shkurt Nacionales, z.Veton Elshani.













