Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia bllokon disa rrugë në Prishtinë për marshin në mbështetje të UÇK-së

01/10/2026 - 13:05
në Lajme
A A
Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, nga platforma “Liria ka emër” për të shprehur vazhdimin e pakënaqësive lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e protestës para, gjatë dhe deri në përfundimin e saj.

Për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, do të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët e prekura nga aktiviteti, andaj Policia ka paraparë edhe angazhime të njësive policore patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientim të trafikut në rrugët alternative.

Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: Luan Haradinaj dhe Enver Zymeri, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht.

“Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend dhe se siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar në vazhdimësi ndaj policisë dhe njëkohësisht apelon që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjet dhe rregullat në trafikun rrugor në interes të sigurisë së përgjithshme”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Sot nisin komunikimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kurti udhëton sot për në Amerikë
01/10/2026 - 13:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për takime me krerët e opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e...

Më shumëDetails

Krasniqi për Kurtin: Një person që i ka thanë Shko Hashim, s’e besoj që mundet me i thanë Eja Hashim

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
01/10/2026 - 13:01

Dardan Krasniqi, i ftuar në Kosova Live në T7, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij nda ish-krerëve të UÇK’së. Krasniqi, ka thënë sipas tij...

Më shumëDetails

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm
01/10/2026 - 12:39

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes tetë subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës për krijimin e listës së...

Më shumëDetails

Deputeti i PDK-së e quan poshtërsi të Hagës vazhdimin e paraburgimit për Thaçin në ditën e protestës

Deputeti i PDK-së e quan poshtërsi të Hagës vazhdimin e paraburgimit për Thaçin në ditën e protestës
01/10/2026 - 12:32

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka vendosur sot që t’ia vazhdojë Hashim Thaçit paraburgimin për rastin e dytë ku akuzohet për ndërhyrje në...

Më shumëDetails

Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje

Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
01/10/2026 - 12:23

Policia e Tiranës zgjeron hetimet lidhur me skandalin e publikimit të disa videove erotike. Hetuesit do të marrin në pyetje Adrian (Adi) Hilën, i cili është kontaktuar dhe...

Më shumëDetails

PDK rrit insistimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, Kurti kërkon “kujdes”, afati për zgjedhjen e Presidentit po soset

PDK rrit insistimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, Kurti kërkon “kujdes”, afati për zgjedhjen e Presidentit po soset
01/10/2026 - 12:17

Propozimi për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale ende nuk po shkon në Kuvend, ndërsa po kalojnë ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. PDK-ja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1190 Shpërndaje
    Shpërndaje 476 Tweet 298
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    357 Shpërndaje
    Shpërndaje 143 Tweet 89
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë