Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti për Radio Dukagjinin, derisa ka folur për mungesën e uniformave të reja të zyrtarëve policor, të cilat nuk janë ndërruar që pesë vjet.
“Është fjala te policia e rendit, se Policia e Njësive Speciale, vazhdimisht kanë pasur furnizim. Besoj në fund të tetorit ose fillim nëntorit, besoj se do të bëhet funrnizimi me uniform. Nëse nuk ndodh, ne përsëri do të japim informata”, thotë Hoti.
Që 3 vjet uniformat e njejta, thotë një zyrtar policor emri i njohur për redaksinë.
Për ish-drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, Policia ka për obligim të sigurojë me kohë, uniformën e verës dhe të dimrit
“Policia e Kosovës ka për obligim me sigurua me kohë sidomos uniformrën e verës dhe të dimrit, sepse në kohë të dimrit nuk ka mundësi që të punohet në teren, me uniforma të verës. Është e vërtetë se gjithmonë kemi hasur në telashe me vonesa të shumta të uniformës, për arsye të lloj-llojshme që kanë ndodhur” theksoi Maliqi.
Sipas Maliqit, policia po përballet edhe me mungesë të hapësirave, që sipas tij, policia ka nevojë për objekte të reja për policinë.













