Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia jep detaje për rastin tragjik në Malishevë

16/04/2026 - 19:33
në Lajme
A A
Policia jep detaje për rastin tragjik në Malishevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, ka dhënë detajet lidhur me rastin tragjik në Malishevë ku babai dhe fëmijët humbën jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit.

“Po, siç jeni të njoftuar edhe ju për një rast tragjik që ka ndodhur sot në komunën e Malishevës, ne si polici në orën 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është në lagjen ‘Mirdita’, që është duke u djegur një banesë dhe kemi njoftuar njësitë emergjente edhe njësitë e zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë banorëve që dyshohet që kanë qenë brenda”, tha Zogaj, raporton EkonomiaOnline.

Zogaj tregoi se në vendin e ngjarjes kishin arritur policia, zjarrfikësit dhe emergjenca, ku është hasur një person pa vetëdije dhe dy fëmijë që janë dërguar për trajtim.

“Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë tona, njësitë zjarrfikëse edhe emergjenca shëndetësore, të cilët kanë hasur një person aty pa vetëdije, menjëherë është shoqëruar, është marrë dhe është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa dy fëmijët që kanë qenë në banesë janë dërguar nga një banues aty pranë”, tha ai.

Sipas Zogajt, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tre personave në QKMF, ndërsa viktimat janë të moshës 35, 9 dhe 12 vjeç.

“Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mosha e viktimave ka qenë 35, 9 dhe 12 vjeçar. Edhe në vendngjarje edhe ju e keni vërejtur që kanë qenë hetimet rajonale që kanë kryer vendshikimin e vendngjarjes, ka qenë prezent edhe prokurorja e cila ka mbikëqyrë hetimet. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar në mjekësinë ligjore për ekzaminim mjekoligjor. Kjo është informata të cilën e kemi deri më tani”, tha ai.

Zogaj tha se banesa është djegur rëndë, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur dhe është në fazën e hetimeve.

“Banesa ka qenë shumë e djegur, edhe burimi i zjarrit edhe arsyeja janë duke u bërë hetimet e mëtutjeshme. Në momentin që ta marrim një raport nga ekspertët e zjarrit edhe nga shikimi i hetuesve të krimeve teknike, ne mund ta konfirmojmë burimin e saktë se si ka ardhur deri te ky zjarr. Deri më tani nuk kemi informatë për bombol gazi, sepse nuk është dëgjuar nga dëshmitarët për ndonjë shpërthim aty”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë