
Sonte në Mitrovicë është djegur shtëpia e familjes Koroglu, e cila ishte nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Rastin e ka konfirmuar për VeriuInfo edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka treguar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi i zjarrit
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”.
Ndryshe, shtëpia e familjes Koroglu ishte e vjetër mbi 200 vite, ku llogaritej si shtëpia më e vjetër në Mitrovicë.
Futja e saj nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, sipas legjislacionit në fuqi pamundësonte ndërtimin e objektit të ri aty, si dhe ndërtimin e objekteve banesore në një perimetër prej të paktën 50 metrash në distancë prej saj.











