Sektori i Hetimeve të Prishtinës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje që shihet në fotografinë e publikuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, personi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj, të kontaktojë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].











