Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia ndal disa persona pranë Kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz – në Audi gjen 9 gëzhoja, bastiset shtëpia e 19-vjeçarit

25/08/2026 - 14:42
në Lajme
A A
Policia ndal disa persona pranë Kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz – në Audi gjen 9 gëzhoja, bastiset shtëpia e 19-vjeçarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kontroll policor në orët e hershme të mëngjesit pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Poshtëm ka çuar në inicimin e një rasti për armëmbajtje pa leje ndaj një 19-vjeçari.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është E.B, rreth 19-vjeçar.

Gjithçka ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 03:45, derisa një njësi policore po patrullonte në Lagjen Jashari, në afërsi të Kompleksit Memorial.

Policët kanë vërejtur disa persona të ulur në atë zonë dhe kanë vendosur t’i verifikojnë dhe kontrollojnë.

Gjatë kontrollit të personave nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, por situata ka marrë tjetër drejtim kur policët kanë kontrolluar edhe veturën me të cilën ndodheshin – një Audi të zi me targa të huaja.

Në derën e pasagjerit, Policia ka gjetur nëntë gëzhoja të kalibrit 9 mm, që sipas të dhënave fillestare janë të një pistolete me gaz.

Gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim.

Por hetimet nuk janë ndalur aty.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar edhe bastisja e shtëpisë së E.B. Gjatë kontrollit të shtëpisë, sipas informacioneve që ka Sinjali, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj 19-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, E.B është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok
25/08/2026 - 14:20

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX’it, Antero Lopes. Në njoftim bëhet e ditur se, Sveçla ka falënderuar EULEX’in...

Më shumëDetails

Ymeri: Trainkos nënshkroi kontratë afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
25/08/2026 - 14:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, duke pretenduar se kontrata, në vlerë prej afër...

Më shumëDetails

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin
25/08/2026 - 13:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. Kurti ka thënë se përveç si politikan përherë në shërbim të Prizrenit, Eqrem...

Më shumëDetails

Inspektorati i Mitrovicës së Veriut ndalon punimet e objektit banesor, leja e ndërtimit ishte dhënë në kohën e Erden Atiq

Inspektorati i Mitrovicës së Veriut ndalon punimet e objektit banesor, leja e ndërtimit ishte dhënë në kohën e Erden Atiq
25/08/2026 - 13:36

Inspektorati i Mitrovicës së Veriut ka ndaluar sot punimet e një objekti banesor në Lagjen e Boshnjakëve, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Screenshot Leja për ndërtimin e objektit ishte...

Më shumëDetails

Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS

Dogana e Kosovës sekuestron 2,559 pako barnash pa banderola RKS
25/08/2026 - 13:13

Dogana e Kosovës ka sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash pa banderola të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli në një subjekt farmaceutik dhe një shtëpi banimi në Prishtinë....

Më shumëDetails

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Nëna dhe djali i mitur rrezikuan të mbyteshin në Shëngjin
25/08/2026 - 12:40

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur vdekjen një djalë i ri nga Kosova, i identifikuar si Shpejtim Syla. Shkolla e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë