Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prapaskenat e bisedave në WhatsApp – linçimi i kryeinxhinierit, shkak tenderi për të afërmit e deputetit

04/02/2025 - 17:07
në Kryesore, Lajme
A A
Prapaskenat e bisedave në WhatsApp – linçimi i kryeinxhinierit, shkak tenderi për të afërmit e deputetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Beteja për një tender disa miliona eurosh mund t’i ketë kushtuar me vend të punës kryeinxhinierit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekim Lushaku.

Lushaku, linçohet dhe quhet “manipulant” nga “kokat” e pushtetit qeverisës në një komunikim mes vete në një grup në platformën WhatsApp.

Paparaci ka publikuar të hënën dhe të marten në dy seri shkrimesh biseda të zhvilluara në WhatsApp mes Albin Kurtit, Dejona Mihalit, Nagip Krasniqit, Artane Rizvanollit dhe një këshilltari të saj. Komunikimet ishin pjesë e hetimeve penale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Njëra nga bisedat, të zhvilluara në tetor të vitit 2022, dëshmon se si emri i Bekim Lushakut lakohet në kontekst negativ nga Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Shkak pretendohet të ketë qenë implikimi i dyshuar i kryeinxhinierit të KEK në një procedurë tenderuese, tregojnë bisedat e publikuara nga Paparaci.

“A e njihni ndonjëri kryeinxhinierin Bekim Lushaku në TC Kosova A? Çka mendoni për të? Ma kanë lavdëruar…”, i pyet Kurti pjesëtarët e tjerë të grupit në WhatsApp.

E para i replikon Dejona Mihali. Ajo e quan “manipulant” kryeinxhinierin Lushaku.

“Po, më manipulant nuk mund të bëhet”, i përgjigjet ajo, Kurtit. “Për të mos thënë fjalë më të rënda”.

Krasniqi, i akuzuar në dy raste për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i shpjegon Kurtit detaje krejt të hollësishme për Lushakun. I thotë se çështjen e kryeinxhinierit, KEK e ka dërguar në Prokurori. Pretendon se ai është i përfshirë në rastin e “Ballkan Petrol”.

“Edhe mu ma lavduan në fillim por ky është ai që pas letrës së kompanisë Ballkan Petrol çështjen e tij e kemi dërguar në prokurori”, i përgjigjet Krasniqi, Kurtit.

Ballkan Petrol, e cila ishte ankuar kundër kryeinxhinierit Lushaku, del të jetë një biznes i afërt me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.

Kompania, e specializuar në prodhimin e produkteve të rafinuara të naftës, është në pronësi të Imri Halitit, djalit të xhaxhait të deputetit të LVV-së nga Ferizaj.

Në kohën e zhvillimit të bisedës, tetorin e vitit 2022, Ballkan Petrol ndodhej në mesin e një procedure tenderuese të hapur nga KEK për furnizim me transformatorë për njësinë B1 të Termocentralit Kosova B. Për këtë tender ishin zotuar plot pesë milionë euro.

Në nëntor të vitit 2022, Ballkan Petrol ishte rekomanduar për kontratë nga KEK. Oferta e saj, në vlerë 4.1 milionë euro, ishte rekomanduar për kontratë në bazë të kriterit për tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Por, procedura tenderuese ishte anuluar nga KEK në majin e vitit 2023. Ishte kthyer në ri-tenderim.

Në procedurën e re, kompania e familjarëve të deputetit Haliti ishte përzgjedhur sërish fituese. Kësaj radhe me një ofertë që peshonte rreth 600 mijë euro më shumë, pra 4.7 milionë euro.

Kontrata mes KEK-ut dhe kompanisë Ballkan Petrol është nënshkruar më 20 shkurt të vitit 2024.

Emri i kryeinxhinierit të Termocentralit Kosova B, Bekim Lushakut, përmendet edhe në një bisedë tjetër mes qeveritarëve, Nagip Krasniqit dhe Dejona Mihalit në grupin e WhatsApp-it.

Kurti interesohet sërish për Lushakun lidhur me një konsorcium të kontraktuar për punë në renovimin e Termocentralit “Kosova A”. E pyet Nagip Krasniqin nëse e kishte dërguar Lushakun në Maqedoninë e Veriut me motiv prishjen e një konsorciumi që kishte kryer punë në KEK në të kaluarën.

Por, Krasniqi e mohon.

“Unë s’e kam dërguar askënd”, i raporton ai, Kurtit. “Por më erdhi info nga një kompani që ai ka qenë në Maqedoni”.

Për të njëjtën çështje interesohet edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tregojnë komunikimet në WhatsApp.

“Ka provuar që ta bind një kompani nga Maqedonia që të hyj në partneritet me një kompani tjetër Kosovare”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Lushaku kishte shkuar në Maqedoninë e Veriut për pazare me tenderë.

“Nga ajo që ata e kanë partner nga ma herët. Dhe sipas tyre, iu ka thënë se nuk mund t’marrin punë në KEK nëse nuk hynë në konzorcium me një kompani që ai ua ka rekomanduar”, thotë Krasniqi, dhe sugjeron marrjen e masave ndaj tij.

Kurti e porosit direkt Krasniqin që të nisë “shkarkimet dhe spastrimet” në ndërmarrjen publike.

“Drejtor, po nuk shkarkove e spastrove tash në KEK, as nuk do të ketë vlerë e as mundësi më vonë…”, e udhëzon direkt Kurti, ish-kryeshefin e kontrolluar prej tij.

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë