Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca reagim tjetër për incidentin: Skandaloze deklaratat e MPB-së maqedonase, e pranuan se urdhri u dha nga ta

02/08/2024 - 19:26
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Presidenca reagim tjetër për incidentin: Skandaloze deklaratat e MPB-së maqedonase, e pranuan se urdhri u dha nga ta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenca e Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut pas deklarimeve në lidhje me incidentin e presidentes Vjosa Osmani, derisa po udhëtonte nga Aeroporti i Shkupit të enjten.

Presidenca ka deklaruar se po zhvillohet propagandë kundër Kosovës në disa media të Maqedonisë së Veriut, derisa thotë se MPB e Maqedonisë së Veriut, në vend të kërkim faljes, ka arsyetuar kërkesën e sigurimit të aeroportit.

“Në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale.” – thuhet në regaim.

Veç kësaj, Presidenca deklaron se Aeroporti i Shkupit, e edhe MPB, pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB-ja për një kontroll të tillë.

“Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike” – thuhet tutje.

Më tej në komunikatën e presidencës shpjegohen praktiket ndërkombëtare dhe Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike në lidhje me situate të tilla:

“…Pala maqedonase ka qenë paraprakisht e njoftuar zyrtarisht për udhëtimin e Presidentes në përputhje me praktikat diplomatike”.

Po ashtu, thuhet se nuk është e vërtetë që presidentja nuk ka pranuar ta skanojë çantën, dhe se nuk ka pasur bagazh.

“Ajo ka pasur një çantë të dorës personale të cilën menjëherë e ka vendosur në skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave ndërkombëtare, nuk kishte të drejtë të kërkonte një gjë të tillë. E vetmja gjë që Presidentja nuk ka pranuar ta dorëzojë ka qenë telefoni i saj”.

Tutje presidenca e quan skandaloz pretendimin se ka pasur diçka të dyshimtë në çantën e Osmanit, derisa tutje shton:

“Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë shpier tek kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës. Maqedonia e Veriut duhet ta ketë parasysh që një propagandë të tillë është duke e bërë kundër një Presidenteje, e cila gjatë gjithë mandatit të saj ka kontribuar vetëm e vetëm në thellimin e raporteve pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

“7. Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

8. Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës.

9. Nga SHBA-të e deri te shtetet e tjera të rajonit, në çdo udhëtim të Presidentes respektohen në plotëni rregullat e trajtimit të kreut të shtetit dhe ASNJËHERË nuk kërkohet të preket, e lëre më të dorëzohet në skaner as telefoni i Presidentes, as çanta e dorës e as valixhja e saj (carry on)” – thuhet mes tjerash.

Reagimi i plotë:

Presidenca e Republikës së Kosovës shprehë indinjatën për deklarimet e papranueshme të MPB të Maqedonisë së Veriut si dhe për propagandën që po zhvillohet kundër Republikës së Kosovës në disa media të Maqedonisë së Veriut sa i përket incidentit të paprecedentë kundër Presidentes Osmani dje në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale. Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontroll të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike.

Po e sqarojmë edhe njëherë situatën në tërësi:

1. Sipas praktikës ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike. Kjo është e ditur botërisht dhe deri më tani është respektuar nga çdo shtet ku ka udhëtuar Presidentja, përfshirë edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Pala maqedonase ka qenë paraprakisht e njoftuar zyrtarisht për udhëtimin e Presidentes në përputhje me praktikat diplomatike.
2. Nuk është e vërtetë se Presidentja nuk ka pranuar ta skanojë çantën e saj të dorës. E para, Presidentja nuk ka pasur bagazh siç propagandohet në reagime të shumta në media, në Maqedoninë e Veriut. Pra, është gënjeshtër se ajo ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi. Ajo ka pasur një çantë të dorës personale të cilën menjëherë e ka vendosur në skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave ndërkombëtare, nuk kishte të drejtë të kërkonte një gjë të tillë. E vetmja gjë që Presidentja nuk ka pranuar ta dorëzojë ka qenë telefoni i saj.
3. Është skandaloze të pretendohet nga kushdoqoftë se gjoja Presidentja kishte diçka të dyshimtë në çantën e saj. Jo vetëm se është një e pavërtëtë e madhe, por kjo njëkohësisht është akuza më e rëndë dhe propaganda më e rëndë e bërë ndonjëherë nga media në Maqedoni të Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës. Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë shpier tek kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës. Maqedonia e Veriut duhet ta ketë parasysh që një propagandë të tillë është duke e bërë kundër një Presidenteje, e cila gjatë gjithë mandatit të saj ka kontribuar vetëm e vetëm në thellimin e raporteve pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
4. Nuk është e vërtetë se kompania private apo koncesionarët e aeroportit janë mbi shtetin dhe mbi konventat ndërkombëtare të cilat përcaktojnë rregulla të qarta për trajtimin e kreut të shtetit. Edhe Aeroporti i Prishtinës është i koncesionuar dhe menaxhohet nga kompani private, por ne nuk lejojmë asnjëherë që një president i një shteti tjetër të trajtohet në mënyrë të tillë jodinjitoze e arrogante dhe të kërkohet t’i merret telefoni personal për vendosje në skanerë.
5. Një gjë e tillë është jashtë çdo praktike dhe bie ndesh me protokollet e sigurisë dhe praktikat ndërkombëtare, duke qenë se telefoni i Kreut të Shtetit dihet qartë se përdoret për komunikim zyrtar, përfshirë edhe për çështje të sigurisë. Në kundërshtim me këto standarde ishte edhe kontrolli i çantës së dorës së Presidentes, por ajo përkundër kësaj menjeherë e ka vendosur çantën në skaner.
6. Edhe pse Policia e Kosovës ia ka komunikuar paraprakisht zyrtarëve të aeroportit të Shkupit rregullat e aplikueshme në situata të tilla, ata kanë tentuar ta pengojnë fizikisht Presidenten, me ç’rast në përputhje të plotë me protokollet e sigurisë, ka reaguar profesionalisht Policia e Kosovës.
7. Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.
8. Në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Republikës së Kosovës, kërkojmë nga autoritetet zyrtare në Shkup që me urgjencë ta trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të merren masat përkatëse ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës.
9. Nga SHBA-të e deri te shtetet e tjera të rajonit, në çdo udhëtim të Presidentes respektohen në plotëni rregullat e trajtimit të kreut të shtetit dhe ASNJËHERË nuk kërkohet të preket, e lëre më të dorëzohet në skaner as telefoni i Presidentes, as çanta e dorës e as valixhja e saj (carry on).
10. Këto janë rregulla që i respekton çdo shtet e i kanë respektuar edhe shtetet jonjohese, sepse kreu i shtetit përfaqëson vet shtetin. Pra Kosova në këtë rast nuk po kërkon asgjë tjetër pos normave që respektohen çdokund në botë. Çdo shkelje e këtyre normave konsiderohet shkelje e mosrespekt ndaj vet shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

14/06/2026 - 22:08

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor...

Më shumëDetails

E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës
14/06/2026 - 21:51

Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Albiani...

Më shumëDetails

27-vjeçari që dyshohet se u vra nga djali i axhës në Prizren ishte djali i vetëm i familjes

27-vjeçari që dyshohet se u vra nga djali i axhës në Prizren ishte djali i vetëm i familjes
14/06/2026 - 21:51

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj. Raportohet se i ndjeri ishte djali i...

Më shumëDetails

Shtuni kritikon hezitimin e Qeverisë për gazin amerikan: Duhet të ketë diçka politike

Shtuni kritikon hezitimin e Qeverisë për gazin amerikan: Duhet të ketë diçka politike
14/06/2026 - 21:31

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë, Ardian Shtuni, ka komentuar sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova çështjen e projektit amerikan të gazit dhe qëndrimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, Bajrami: Mospuna e qeverisë po i vret qytetarët

Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
14/06/2026 - 21:08

Një grua e ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar kandidatja...

Më shumëDetails

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
14/06/2026 - 20:44

Nga data 17 deri më 21 qershor 2026, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, i organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë