Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenca sqaron pse e caktoi datën 9 shkurt, fushata zgjedhore fillon pas 7 janarit

16/08/2024 - 19:54
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca sqaron pse e caktoi datën 9 shkurt, fushata zgjedhore fillon pas 7 janarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më herët se ka caktuar datën 9 shkurt për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare.

Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka deklaruar se kjo datë është caktuar pasi Presidentja shqyrtoi me kujdes rrethanat dhe çështjet që duhen marrë parasysh.

“Ashtu siç e parasheh ligji, Presidentja ka mbajtur konsultime me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe ka marrë propozime të ndryshme, që variojnë nga 26 janari e 2 shkurti deri te 9 e 16 shkurti 2025. Lidhur me datën e zgjedhjeve, Presidentja ka pasur diskutime edhe me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka paraqitur disa aspekte teknike dhe logjistike, të cilat sipas KQZ-së, do të duhej të shqyrtoheshin para nënshkrimit të këtij dekreti” ka thënë Kupina në sqarimin e tij.

Ai shtoi se pas shqyrtimit të të gjitha qëndrimeve, 9 shkurti 2025 u zgjodh si një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira.

E sa i përket fushatës zgjedhore, Kupina thotë se është vlerësuar që e njëjta mund të fillojë nga 7 janari, pas përfundimit të disa festave kalendarike.

Njoftimi i plotë i tij:

9 shkurti 2025 shpallet nga Presidentja Osmani si datë e zgjedhjeve të rregullta parlamentare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Kosovës.

Këtë vendim, Presidentja Osmani e ka marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të rrethanave dhe çështjeve që duhen marrë parasysh, si dhe pas një analize të plotë të aspekteve ligjore në mënyrë që të organizohet një proces zgjedhor sipas standardeve më të larta demokratike.

Ashtu siç e parasheh ligji, Presidentja ka mbajtur konsultime me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe ka marrë propozime të ndryshme, që variojnë nga 26 janari e 2 shkurti deri te 9 e 16 shkurti 2025. Lidhur me datën e zgjedhjeve, Presidentja ka pasur diskutime edhe me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka paraqitur disa aspekte teknike dhe logjistike, të cilat sipas KQZ-së, do të duhej të shqyrtoheshin para nënshkrimit të këtij dekreti.

Pas shqyrtimit të të gjitha qëndrimeve, 9 shkurti 2025 u zgjodh si një datë optimale që balancon preferencat e të gjitha palëve të përfshira. Presidenca ka vlerësuar se është me rëndësi që fushata zgjedhore të fillojë pas përfundimit të një sërë festash kalendarike të cilat vazhdojnë deri me datën 7 janar. Për më tepër, Presidentja Osmani tashmë ka ftuar BE-në që të dërgojë një mision për vlerësim preliminar, ndërkaq sipas praktikave, do t’i drejtohet sërish BE-së sa i përket misionit vëzhgues, ku do të propozohet që të monitorohet edhe periudha e fushatës, e jo vetëm dita e zgjedhjeve. Duke pasur parasysh që edhe prezenca e ekipeve monitoruese mund të afektohet nga periudha e festave, edhe kjo u mor parasysh në përcaktimin e datës së zgjedhjeve.  Presidentja, do të kërkojë që në veçanti të monitorohet aspekti i barazisë gjinore, si në kohë fushate (debatet, pjesëmarrja, buxhetimi, dhuna virtuale, etj), ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Përgjatë takimeve, Presidentja vazhdimisht ka potencuar që duhet te ketë kohë të mjaftueshme që të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura edhe për votimin e mërgatës në përputhje me ligjin e ri.

Presidentja Osmani u bën thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që të angazhohen në këtë proces me seriozitetin dhe përkushtimin që meriton, duke ruajtur standardet demokratike dhe rregullat më të larta të etikës, në mënyrë që Kosova të vazhdojë të mbetet shembull i zgjedhjeve të lira e demokratike.

Presidentja, së shpejti, do t`i ftojë të gjitha partitë politike që ta nënshkruajnë një listë zotimesh të përbashkëta, me të cilat shprehet përkushtimi i tyre për t`i ruajtur standardet më të larta në këtë proces zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe
15/08/2026 - 21:29

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku e cilësoi ‘’mik’’ liderin e LDK’së,...

Më shumëDetails

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara
15/08/2026 - 21:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një...

Më shumëDetails

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 21:21

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë foto nga bjeshkët e Istogut, ku shihet të ketë qenë së bashku me disa anëtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë