Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për 28 Nëntorin, tha se kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin kombëtar shqiptar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo kujtoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së, duke theksuar se asnjë proces gjyqësor në Hagë nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri.
Shiroka Pula bëri thirrje për forcimin e lidhjeve dhe integrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke uruar që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel.
Postimi i plotë:














