Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Presim që Kallas të mos bëjë dallime në proces të dialogut Kosovë-Serbi”

29/08/2024 - 09:48
në Kryesore, Lajme
A A
“Presim që Kallas të mos bëjë dallime në proces të dialogut Kosovë-Serbi”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të emërohet në pozitën e Kryediplomates së Bashkimit Evropian, ka arritur në Bruksel. Kallas, e cila do ta zëvendësojë shefin aktual të politikës së jashtme evropiane Josep Borrell, ka bërë të ditur se do të fillojë takimet me zyrtarët të shërbimit diplomatik me të cilët shpreson se do të ketë bashkëpunim të mirë.

“Fillime të reja: sapo mbërrita në Bruksel dhe mezi pres të takoj kolegë të rinj në shërbimin diplomatik të BE-së. Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime, me fokus të rëndësishëm në përgatitjen për dëgjimin e konfirmimit”, tha Kallas

Megjithëse emërimi i zonjës Kallas si shefe e Politikës së Jashtme të BE-së nuk është punë e kryer, ajo sikurse 25 kandidatët e tjerë për komisionarë, do të përballet më 29 shtator në seancën dëgjimore para komiteteve të rëndësishme të Parlamentit Evropian. Në rastin e Kallasit, komiteti më i rëndësishëm është ai për Punë të Jashtme, anëtarët e së cilit do të marrin në pyetje edhe komisionarin e ri për Zgjerim të BE-së. Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e mirëpret ardhjen e ish-kryeministres së Estonisë në Polstin e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së. Sipas saj, pret që të ketë qasje pozitive ndaj Kosovës.

‘’Dhe të punojë në bazë të asaj që do duhej të punojë dhe të mos bëjë dallime apo të mos përdorë gjuhë të dyfisht sic kemi parë në të kaluarën nga zyrtarët e BE-së”, tha Pacolli për rtv21.

Diplomati me karrierë, ambasadori Albert Prenkaj, pret dinamikë të re me ardhjen e strukturave të reja në Bashkimin Evropian. Por, vlerëson se Borrell dhe Lajçak janë përfaqësues të BE-së edhe pse ishin kritikuar nga Qeveria për qasje jo parimore në ndërmjetësim të dialogut. Ambasadori Prenkaj, kritikon kryeministrin Kurti për qasjen e tij në dialog.

‘’Kjo Qeveri për 4 vite nuk ka korspoduar ashtu sic duhet në dialog dhe tash kemi dialog të vitit 2023. A do të ketë dianmizim të dialogut, që të dyja palët si kryeministri Kurti ashtu edhe presidendit serb nuk kanë interesim për vazhdimin e dialogut”, tha Prenkaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pret nga strukturat e reja të BE-së që për çështjet e brendshme të Kosovës të mos kërkohet diskutim në kuadër të procesit të dialogut.

‘’Struktura e reja duhet fillimisht të bëjnë një vlerësim të procesit të dialogut. Presim nga BE-ja të reflektojë nga ajo që është arritur deri më tani. Është koha që BE-ja ta njoh Kosovës. Nuk mund që një proces i cili fillon për njohjen e njëra tjetrën të përfundoj në cështje të brendshme të Kosovës”, tha Pacolli.

Por, ambasadori Albert Prenkaj vlerëson se tema për hapjen e urës po përdorët për cështje elektorale. Sipas tij, insistimi i SHBA-së dhe BE-së që cështja e urës të diskutohet në Bruksel nuk është asgjë e re.

‘’Tema e urës tashmë është trajtuar në Bruksel. Në 2016 kemi një marrëveshje për urën e cila nuk është implementuar. Tash e nxjerrë kryeministri Kurti nga sirtari për ta shndërruar në temë politike elektorale.”, tha Prenkaj.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë