Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prindon Sadriu nuk i tërheq fjalët e rënda për gazetarët, tash i ndanë në profesionistë dhe joprofesionistë

09/02/2022 - 22:13
në Kryesore, Lajme
A A
Prindon Sadriu nuk i tërheq fjalët e rënda për gazetarët, tash i ndanë në profesionistë dhe joprofesionistë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani nuk i ka tërhequr fjalët e tij të rënda për gazetarët, duke i ndarë ata në profesionistë dhe joprofesionistë.

Sadriu dje në një status gazetarët i quajti ‘ndërmarrje të përbashkëta kriminale’, e për këtë tha se se e ka kuptuar peshën e statusit të tij, por që thotë se është devijuar qëllimshëm.

Ai shtoi se ka respekt për mediat dhe gazetarët profesionistë.

“E kuptoj peshën e statusit tim të postuar mbrëmë (i cili qëllimshëm është devijuar nga disa), por dua të qartësoj se respekti dhe mirënjohja ime për punën e mediave dhe gazetarëve profesionist ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e parezervë. Jam siguruar gjithnjë të bëj dallimin e qartë në mes të individëve me agjenda të caktuara dhe mediave, të cilat vërtetë i përgjigjen misionit të tyre shenjtë. Ashtu ishte dhe mbrëmë ku kam bërë dallimin e qartë. Përfundimisht, aq sa do të jem gjithnjë ithtar i mbrojtjes së lirisë së shprehjes, po aq shumë do të jem ithtar i promovimit dhe mbrojtjes së gazetarisë profesionale e të pavarur”, shkroi Sadriu në Facebook.

Postimi i plotë i Prindon Sadriut:

Kur njerëzit e tu të zemrës përballen me sulme të vazhdueshme të bazuara në të pavërteta, janë qëllimkqija dhe synojnë baltosjen e imazhit, ti zhveshesh nga çdo petk tjetër, sepse së pari dhe mbi të gjitha je një baba dhe një bashkëshort. E kur këta dy role të shenjta peshojnë e kanë vlerë për ty më shumë se çdo gjë, ti s’mund të heshtësh para padrejtësisë. Sepse, nëse nuk di t’i dalësh në krah familjes tënde, ti rrezikon të mos dish t’i dalësh në krah as vendit të punës e as shtetit.

Tendencat për të njollosur veprimtarinë e imazhin e Presidentes Osmani, bashkëshortes sime dhe nënës së dy vajzave tona, janë thelbësisht vështirë të tolerueshme, sepse ato çdoherë kanë rezultuar me kërcënimin ndaj jetës dhe sigurisë së tyre, gjë që ka rezultuar edhe me vlerësimin më të lartë të rrezikshmërisë nga ana e institucioneve të sigurisë. Dhjetëra kërcënime, përfshirë kërcënime me vdekje që bëhen ‘live’ nëpër emisione ndaj familjes sime, linqimet publike ndaj babait të Vjosës duke e shpallur atë polic serb që ka kryer krime ndaj shqiptarëve, paraqitja e familjes sime si njerëz që kanë vrarë shqiptarë, pastaj paraqitja jonë si kinse shpiunë e shërbëtorë të Rusisë e udhëheqës të klaneve mafioze, e deri tek propaganda e çdoditshme për kinse pasuri luksoze e artikuj për gjoja abuzim pushteti, janë jo vetëm të pavërteta por edhe kanë rezultuar me cënim të sigurisë edhe ndaj fëmijëvë tanë që nga viti 2019.

Çdo ditë jam dëshmitar i punës së bërë nga Vjosa me aq përkushtim, zell, e besnikëri ndaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Transparenca, përgjegjësia e llogaridhënia janë virtyte të natyrshme të saja e sinonime të kulturës së saj të punës. Presidentja Osmani nuk ka shpenzuar kurrë kot e as ka keqshfrytëzuar paranë publike – çdo cent i fituar nga ajo mund të arsyetohet e faktohet. Kjo kulturë e punës e karakterizoi atë si deputetete e si Kryetare e Kuvendit, dhe po e karakterizon sot si Presidente e vendit.

E kuptoj peshën e statusit tim të postuar mbrëmë (i cili qëllimshëm është devijuar nga disa), por dua të qartësoj se respekti dhe mirënjohja ime për punën e mediave dhe gazetarëve profesionist ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e parezervë. Jam siguruar gjithnjë të bëj dallimin e qartë në mes të individëve me agjenda të caktuara dhe mediave, të cilat vërtetë i përgjigjen misionit të tyre shenjtë. Ashtu ishte dhe mbrëmë ku kam bërë dallimin e qartë. Përfundimisht, aq sa do të jem gjithnjë ithtar i mbrojtjes së lirisë së shprehjes, po aq shumë do të jem ithtar i promovimit dhe mbrojtjes së gazetarisë profesionale e të pavarur. Asnjëherë nuk kam synuar e as nuk synoj ta cenojë gazetarinë profesioniste, si profesion i domosdoshëm për demokracinë, për të cilën kontribuojnë shumë gazetarë e media të përkushtuara. Mirëpo, kur rrezikohet jeta e familjes sime për shkak të demonizimit, dezinformatave e propagandës së njerëzve të caktuar, është detyrë po aq e shenjtë që të gjithë ta mbrojmë familjen, dinjitetin dhe të vërtetën.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë