Në media është raportuar për arrestimin nga Policia e Kosovës të Valon Llukës, ish drejtorit të kompanisë Mabetex Holding.
Arrestimin e Valon Llukës në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Shperdorimi i pasurise se huaj”, “Keqperdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontrates se dëmshme”.
Referuar kerkeses suaj, ju njoftojme se me urdher te Prokurorit te Shtetit, eshte ndaluar nje (1) person me inicialet V.Ll., ne kohezgjatje prej 48 oresh, per shkak se i njejti dyshohet per kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shperdorimi i pasurise se huaj”, nga neni 318, “Keqperdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe per vepren penale “Lidhja e kontrates se demshme” nga neni 285 i Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Lidhur me rastin ne fjale, Prokurori i ceshtjes ne bashkepunim me Policine e Kosoves, po ndermarrin te gjitha veprimet e nevojshme hetimore, per ndriçimin e plote te rrethanave te rastit”, ka thënë zëdhënsja Shala për Veriu.info.
Ajo ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurise ndaj të pandehurit.
Ndryshe, Valon Lluka për shumë vite ishte ndër personat më të afërt të Behgjet Pacolli, por që kohëve të fundit kanë pasur përplasje për çështjen e menaxhimit të Aeroportit të Vlorës./Veriu.info
Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit














