Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon të refuzohet kërkesa e Selimit për kufizime në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes

04/08/2025 - 12:59
në Lajme
A A
Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i është kundërpërgjigjur kërkesës së mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me vendosjen e disa masave gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes. ZPS-ja ka kërkuar që kërkesa të refuzohet.

Selimi kishte kërkuar që Prokuroria të kufizohet në marrjen në pyetje kundërshtuese vetëm në çështje që janë trajtuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë paraqitjes së çështjes së saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, Prokuroria në parashtresën e saj të dorëzuar më 28 korrik 2025, kishte thënë se kjo do anashkalonte pa nevojë procedurat që e rregullojnë këtë gjykim dhe si e tillë duhet të refuzohet në tërësi. Tha se kërkesa e Selimit injoron qartë rregulloren që ka të bëjë me marrjen në pyetje kundërshtuese.

Veç kësaj, ata thonë se Rregulla 143 (3) ua lejon palëve që të bëjnë pyetje që shqyrtojnë çështje që kanë dalë gjatë pyetjeve kryesore, por edhe pyetje mbi çështje që janë të rëndësishme mbi rastin e secilës nga palët.

Sipas Prokurorisë, kjo ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, që lejohet marrja në pyetje kundërshtuese mbi çështje që janë të rëndësishme për rastin e palës që merr në pyetje kundërshtuese, duke përfshirë edhe ZPS-në.

Prokuroria thotë se palëve ashtu edhe atyre u jepet diskrecion i gjerë për t’i “treguar dëshmitarit çdo dokument apo provë tjetër në përputhje me Rregullat” duke përfshirë këtu edhe dokumente që nuk janë përdorur më herët gjatë marrjes në pyetje. Pra, Prokuroria pretendon se mund të përdoren dokumente që kanë rendësi për rastin e saj dhe jo vetëm për çështje që bien në fushëveprimin e pyetjeve kryesore.

Një urdhër siç ka kërkuar Selimi për provat e reja, Prokuroria pretendon se do të ndikonte negativisht mbi drejtësinë, shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave. Sipas tyre, kufizimi i fushëveprimit në marrjen në pyetje kundërshtuese, trupi gjykues do të përballej me kërkesa për të rikthyer dëshmitarë të mëparshëm në sallën e gjyqit për t’i kundërshtuar çështjet që janë përjashtuar.

Prokuroria thotë që mbrojtja e Selimit po kërkon të ndalohet që ata të nxjerrin prova gjatë marrjes në pyetje kundërshtuese që mund të lidhen me aktet dhe sjelljen e tij, pavarësisht nëse ato prova janë të rëndësishme ose jo.

“Ky ndalim i përgjithshëm nuk është i justifikuar dhe duhet të refuzohet tërësisht, pasi (i) ka të bëjë me çështje hipotetike që kërkojnë kontekst për t’u gjykuar, (ii) nuk është i nevojshëm në dritën e masave të gjera mbrojtëse brenda kuadrit aktual procedural, dhe (iii) bie ndesh me natyrën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe me qëllimin e gjetjes së të vërtetës”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Po ashtu, ZPS-ja thotë se çdo kërkesë për ndryshimin e paragrafit 112 të urdhrit mbi zhvillimin e procedurës është i panevojshëm, pasi tashmë ky paragraf ofron mundësi të mjaftueshme për një palë që të kërkojë leje për të rifilluar marrjen në pyetje kundërshtuese.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Dita e 9-të e bllokadës, VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
16/08/2026 - 10:09

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në një postim në FB të titulluar “dita e 9 e bllokadës” deklaron se “derisa Kuvendi, përkatësisht Kosova është thelluar në bllokadën e...

Më shumëDetails

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, policia nis hetimet

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
16/08/2026 - 09:33

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, të premten pasdite. Rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 16:00. Në vendin e...

Më shumëDetails

Letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

Letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
16/08/2026 - 09:27

Vlora Çitaku, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i është drejtuar me një letër kryesuesit Avni Dehari duke i kërkuar që sot, 16 gusht në ora...

Më shumëDetails

Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët
16/08/2026 - 08:50

Ngërçi politik në Kosovë po shkakton pasoja të mëdha në ekonomi, duke rrezikuar investimet e huaja, fondet ndërkombëtare dhe projektet e mëdha, ndërsa paqëndrueshmëria institucionale po dëmton edhe...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
16/08/2026 - 08:36

Në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës janë regjistruar pritje dhe kolona, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet më të gjata janë në...

Më shumëDetails

Komentet për Kishën Ortodokse, Mickoski përplaset me Vuçiqin: Deklarata që i përkasin shekullit të kaluar, s’dua t’i komentoj fare

Komentet për Kishën Ortodokse, Mickoski përplaset me Vuçiqin: Deklarata që i përkasin shekullit të kaluar, s’dua t’i komentoj fare
16/08/2026 - 08:12

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dhënë një përgjigje të ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet e tij kishtare ndaj Maqedonisë. Për dallim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë