Ai u arrestua bashkë me një bashkëpunëtor të tij P.I. (Emër i njohur për redaksinë).
Arrestimin e dy personave për veprimtari të kundërligjshme mjekësore e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një komunikate për media.
Ndryshe, Bio Mulaku në opinion është paraqitur si mjek popullor, duke publikuar edhe shumë video kinse gjatë “seancave” të “shërimit” të të sëmurëve.
Komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë:
Mitrovicë, 16 korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.











