Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe armëmbajtje pa leje

30/09/2026 - 16:35
në Lajme
A A
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe armëmbajtje pa leje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit V.H., për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” nga neni 331, “Detyrimi” nga neni 328 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe për te pandehurin tjetër D.E. për shkak të veprës penale “Fajdeja” në ndihmë nga neni 331 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftim thuhet se sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, në Prizren, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe personale të të dëmtuarit, dyshohet se i ka dhënë shuma të ndryshme parash me kamata mujore në përqindje të larta, duke përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me paratë e dhëna.

‘’Sipas hetimeve, i dëmtuari ka marrë të holla me kamatë mujore prej 20%. Nga hetimet rezulton se vetëm në emër të kamatave dhe kamatëvonesave, pa llogaritur borxhin bazë, i dëmtuari ka paguar shuma të konsiderueshme, dhe atë shumën në total prej 56,200 euro.Në kuadër të veprimeve hetimore, më 29 shtator 2026, pas takimit të të pandehurve me të dëmtuarin në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, të njëjtit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari i ka dorëzuar të pandehurit shumën prej 15,000 euro, në emër të kamatave. Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe dy të pandehurit janë arrestuar në flagrancë.Po ashtu, sipas dyshimeve të Prokurorisë, në vazhdimësi i pandehuri V.H., ka ushtruar presion dhe kanosje ndaj të dëmtuarit, duke i kërkuar pagesën e shumave të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit, duke i shkaktuar atij frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij.Ndërkaq, i pandehuri D.E., dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, duke pranuar në emër të tij pagesa të kamatave të bëra nga i dëmtuari përmes një institucioni mikrofinanciar, të cilat më pas dyshohet se ia ka dorëzuar të pandehurit V.H’’, thuhet në njoftim.

Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit në shtëpinë e të pandehurit V.H., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë me dylbi, për të cilën i pandehuri nuk posedonte leje valide nga organi kompetent.

JU REKOMANDOJMË

“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt

“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
30/09/2026 - 16:07

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot është takuar me ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt. Për këtë takim ka njoftuar edhe ambasada në një postim në Facebook...

Më shumëDetails

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
30/09/2026 - 15:53

Derisa në Kosovë të gjitha shpresat janë varur tek shkalla e Apelit për lirimin e 4 ish-krerëve të UÇK’së të dënuar nga shkalla e parë dhe teksa po...

Më shumëDetails

Shkeljet ligjore që ia ndalën Përparim Ramës pazarin milionësh për Tulloren me biznesmenin e dënuar për pastrim parash

MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash
30/09/2026 - 15:37

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale në...

Më shumëDetails

Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”

Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
30/09/2026 - 15:36

Shefi i UNMIK’ut në Kosovë, Peter Due, ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Petar Petkoviqin, takim i cili është zhvilluar para seancës së Këshillit të...

Më shumëDetails

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
30/09/2026 - 15:33

Kryeministri Albin Kurti sot tha se ende është e vlefshme marrëveshja mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Bekim Sejdiun kandidat për President...

Më shumëDetails

Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
30/09/2026 - 15:27

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë, pas lejimit të xhirimit të videoklipit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë