Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë

11/09/2024 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e ka konfirmuar që kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Në një konferencë për media, Isufaj ka treguar se janë 45 persona të dyshuar për sulmin në Banjskë.

“Ta informojmë opinionin rreth rastit Banjska. Iu informoj se Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit t ëhetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mire bazuara, departamentin Special kemi dorëzuar aktakuzën kundër 45 të pandehurit. Ekziston dyshimi I bazuar mire se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm: konkretisht vepra penale kundër rendit kushtetues, financimit të terrorizmit dhe të shpërlarjes së parave. Për ta ngritur aktakuzën na është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe 1 vit. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve jashtë vendit, ishte shkaku kryesor i vonesës së aktakuzës. Sot Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzën, për këtë rast ku janë akuzuar 45 persona” – tha Isufaj.

Në këtë konferencë për medie ka folur edhe Naim Abazi, prokurori i rastit të sulmit në Banjskë. Në fjalën e tij, Abazi ka treguar se kanë realizuar 65 intervista dhe analizuar 15 pajisje elektronike gjatë mbledhjes së provave për hartimin e aktakuzës për grupin që sulmoi policinë në Banjskë, e që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

“Kemi realizuar 65 intervista, janë analizuar 150 pajisje elektronike, mbi 1 mijë armë, dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë rast. Kemi hasur në disa sfida të bashkëpunimit. Megjithatë, përkushtimi ynë për ta ndriçuar këtë rast, ka qenë shtytësi kryesor ta tejaklojmë këtë sfidë. Aktakuza përfshin 45 persona me role të ndryshme brenda këtij grupi kriminal, duke filluar nga grumbullimi i grupit. Ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radoiçiq që ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa në shtete të ndryshme ku kemi arritur të sigurojmë dëshmi të ndryshme. Këto kërkesa kanë qenë jetike për të siguruar burimet e financimit, për ngritjen e aktakuzës së fuqishme” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Tutje, ai ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Kemi sekuestruar prona, automjete të blinduara, llogari bankare, të cilat janë fituar nga aktivitete të paligjshme, janë konfiskuar mbi 1 mijë armë. Ky veprim ka për qëllim të parandalojë veprimin e këtyre aktiviteteve.

Fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve duke përfshirë biznese të regjistruar në emër të personave të tretë. Gjurmimi ka kërkuar analizë të detajizuar. Nga kjo aktakuzë presim që të gjithë të mbahen përgjegjës, kjo nuk është vetëm betejë ligjore. Presim që ky rast të shërbejë paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë ta shkelin ligjin e rrezikojnë sigurinë publike në Kosovë” – ka vazhduar prokurori Abazi, transmeton Nacionale.

JU REKOMANDOJMË

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti e as LVV-ja s’mund ta marrin peng Republikën
12/08/2026 - 10:28

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka njoftuar se në ora 11:00 do të jenë në Kuvend dhe do të përdorin çdo mjet mjet institucional e juridik për ta...

Më shumëDetails

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë

A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë
12/08/2026 - 10:14

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një...

Më shumëDetails

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin

VV e përsërit qëndrimin: Seanca do të thirret kur të arrihet marrëveshja për presidentin
12/08/2026 - 10:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit do të thirret në momentin kur të arrihet marrëveshje politike për presidentin. Rrustemi,...

Më shumëDetails

Detajet e operacionit në Turqi, si e fshehu shërbimi sekret presidentin amerikan

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
12/08/2026 - 10:04

Më 8 korrik, presidenti amerikan Donald Trump hipi në avionin presidencial Air Force One përpara kamerave televizive, teksa largohej nga samiti i NATO-s në Turqi. Por kur avioni...

Më shumëDetails

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV
12/08/2026 - 09:55

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po vazhdon aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë...

Më shumëDetails

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
12/08/2026 - 09:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë