Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Promovohet projekti i Qeverisjes digjitale, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike

12/12/2024 - 10:35
në Lajme
A A
Promovohet projekti i Qeverisjes digjitale, Kurti: Nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 18 milionë euro është kostoja e projektit të forcimit të Qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve, i financuar nga Banka Botërore, i cili synon të rrisë cilësinë, qasjen dhe efikasitetin e shërbimeve administrative publike në Kosovë përmes transformimit digjital.

Në promovimin e sotëm, u tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të modernizimit të qeverisjes dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Kjo ngjarje lansuese shënon fillimin zyrtar të zbatimit të projektit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i japë jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por krijon sipas tij qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Projekti i forcimit të qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve të cilën po e emërtojmë si ‘Kosova digjitale’ është nismë ambicioze për të fuqizuar shërbimet publike dhe për të ndërtuar një qeveri të fuqizuar për qytetarët tanë. ‘Kosova digjitale’ është më shumë se një projekt, është vizion dhe synim i yni bashkërisht. Kjo nismë me buxhet prej 18 milionë eurosh synon që t’i jap jo vetëm shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu krijon qasjen në administratën publike për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky projekt është përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale “Kosova 2030”.

“Ky projekt është i rëndësishëm dhe është mundësuar falë mbështetjes së Bankës Botërore. Ky projekt është i rëndësishëm se shënon një pikë kthese drejt transformimit digjital, duke hapur rrugë drejt një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët dhe krijon një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Kjo është pjesë përbërëse e projektit tonë kombëtar për një ‘Kosovë digjitale’ më të avancuar. Projekti do të zbatojë pjesë kyç të strategjisë së i-qeverisjes dhe është e përafruar në mënyrë strategjike me agjendën digjitale Kosova 2030”, u shpreh Sveçla.

JU REKOMANDOJMË

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë
16/10/2026 - 09:35

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicë. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)
16/10/2026 - 08:32

Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër
16/10/2026 - 08:20

Komuna e Lipjanit ia kishte dhënë kompanisë “Mercom Company” një pronë komunale në Zonën Komerciale në Babush të Muhaxherëve për shfrytëzim afatgjatë prej 99 vjetësh, me zotimin që...

Më shumëDetails

Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë
16/10/2026 - 08:14

Policia e Shtetit ka reaguar ndaj lajmeve të përhapura në rrjetet sociale, sipas të cilave në radhët e efektivëve të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit të 15 tetorit...

Më shumëDetails

BE-ja: Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë Kosovë–Serbi

BE-ja: Kallas e gatshme të presë së shpejti një takim të nivelit të lartë Kosovë–Serbi
16/10/2026 - 07:50

Bashkimi Evropian ka përsëritur gatishmërinë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, por nuk ka bërë të ditur ndonjë datë për...

Më shumëDetails

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut nervoz në “Facebook”, përmend fajde, haraç, privatizim, armiq

Eskalon Burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
15/10/2026 - 23:02

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka publikuar një shkrim me tone sfiduese, duke renditur veprime që thotë se nuk i ka kryer. Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përplasja me aleatët për Specialen, çfarë thonë Daniel Serwer e Lulzim Peci

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë