Pronari i kompanisë “Loni Dekor”, Faton Hyseni ishte një nga folësit e eventit “Lidershipi” të organizuar nga Ensar Zejnullahu me temën “Zhvillimi i industrisë se drurit në Kosovë”, gjatë kësaj fundjave në Mitrovicë.
Fatoni Hyseni foli me pjesëmarrësit për rrugëtimin e kompanisë, duke përfshirë sfidat e sukseset, pas përkushtimit dhe kalimi në tregun ndërkombëtar, transmeton Veriu info
Eventet e tilla janë mundësi e mirë për të sjellë një frymë pozitive tek rinia jonë.
Ndryshe, kompania “Loni Dekor” merret me prodhimin e mobileve, ku ka të ndërtuar fabrikën në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, e cila është ndër më të mëdhat në Kosovë. Kompania “Loni Dekor” është e themeluar nga vëllezërit Faton e Fidan Hyseni, e cila përveç shitjes në tregun vendor, por tregohet mjaftë e suksesshme edhe në eksport ndërkombëtar, shkruan Veriu info.













