Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PSD-ja i bashkohet thirrjes së profesorëve për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

30/08/2024 - 17:26
në Kryesore, Lajme
A A
PSD-ja i bashkohet thirrjes së profesorëve për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj me një status në Facebook ka njoftuar se mbështet thirrjen e profesorëve për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan GazetaDemos.

Molliqaj shkruan se kushdo që është i lidhur me përpjekjet popullore për liri duhet të jetë i shqetësuar me rrjedhën që po merr procesi kundër ish-krerëve te UÇK-s së në Hagë.

“Tejzgjatja e procesit është cenim serioz i të drejtës për gjykim të drejtë. Në këtë proces po cenohet parimi i barazisë së armëve midis palëve në gjykim. Në njëren anë e kemi një organ të akuzës që funksionon si sistem, që është i tejfinancuar e që ka kapacitete profesionale e administrative. Në anën tjetër, përballë saj është mbrojtja me avokatët që paguhen sipas detyrës zyrtare. Kjo situatë, ky raport forcash nuk sjell asgjë të mirë.

Avokati sipas detyrës zyrtare çfarë tregon? Statusin dhe rëndësinë që Qeveria denjon për UÇK-në. Sikur secila epokë, secili moment, cfarëdo rasti. Kaq e vlerëson UÇK-në Qeveria, ndërkohë që e gëzon pushtetin në Kosovën e çliruar e të pavarur”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Indiferenca është braktisje

PSD e mbështetë dhe i bashkohet thirrjes së profesorëve të UP-së për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Vendimi administrativ që kufizon mbështetjen financiare duhet ndryshuar. Ajo nuk kërkon as shumicë të dyfishtë as shumicë të theksuar në Kuvend, asnjë votë madje. Asgjë veç vullnetit politik të ministrit. Nëse nuk dinë ta shkruajnë, e bëjmë ne për ta. Veç nënshkrimi na duhet.

Kushdo që në çfarëdo mënyre është i lidhur dhe frymon me përpjekjet popullore për liri duhet të jetë i shqetësuar me rrjedhën që po merr procesi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E vërteta është që në Kosovë shumëkush vuan nga pasojat e këtij procesi të padrejtë, ndërkaq ata që e kanë obligim të përkujdesen për t’u përgjigjur ndaj këtij procesi janë indiferent. Një vendim administrativ është në pyetje, ai nuk po ndryshohet.

Përveç kornizës së padrejtë dhe arbitrare që nga themelimi, vazhdimi i procesit e ka thelluar padrejtësinë dhe i ka rritur arsyet për shqetësmin. Më të vështirë e bën përgjigja e pushtetit ndaj këtij procesi.

Tejzgjatja e procesit është cenim serioz i të drejtës për gjykim të drejtë. Në këtë proces po cenohet parimi i barazisë së armëve midis palëve në gjykim. Në njëren anë e kemi një organ të akuzës që funksionon si sistem, që është i tejfinancuar e që ka kapacitete profesionale e administrative. Në anën tjetër, përballë saj është mbrojtja me avokatët që paguhen sipas detyrës zyrtare. Kjo situatë, ky raport forcash nuk sjell asgjë të mirë.

Avokati sipas detyrës zyrtare çfarë tregon? Statusin dhe rëndësinë që Qeveria denjon për UÇK-në. Sikur secila epokë, secili moment, cfarëdo rasti. Kaq e vlerëson UÇK-në Qeveria, ndërkohë që e gëzon pushtetin në Kosovën e çliruar e të pavarur.

Plangprishës është ai pushtet që jeton në delirin e madhështisë dhe ndërkohë e braktisë frymën, arsyen e pavarësisë. E plogësht dhe pa të ardhme është ajo shoqëri që tregon moskokëqarje për sakrificën, lirinë dhe universalitetin.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë