Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët

03/09/2026 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është zhvendosur te gjashtë deputetë të LDK-së që nuk pranojnë ta mbështesin kandidatin për të cilin partia e tyre u mor vesh me LVV-në. Qëndrimi i tyre ka shkaktuar përplasje me udhëheqjen e partisë dhe ka rrezikuar marrëveshjen politike për zgjedhjen e presidentit. Por, a mund të mbahen përgjegjës vetëm këta deputetë?

Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi më në fund do të mundë të dilte nga kriza gati dyvjeçare politike. Por, ato shpresa u shuan shpejt, kur edhe deputetë nga njëra palë e marrëveshjes i dolën ujdisë kundër.

Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit, e cila deri tani ishte bartur herë te njëra e herë te pala tjetër, tash po u vihet gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – nga vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe nga homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kandidati i tyre, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur president i ri i Kosovës.

Vota individuale përballë qëndrimit partiak

Njohës të çështjeve juridike e politike thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit në një Kuvend prej 120 deputetësh nuk mund të kufizohet në gjashtë deputetë të caktuar.

Sipas tyre, marrëveshjet politike mes partive nuk e zëvendësojnë mandatin individual të deputetit. Edhe kur një parti ka arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të votohet, deputeti, në ushtrimin e mandatit të tij, vendos vetë se si do të votojë në Kuvend.

Kushtetuta, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit e ndërtojnë pozitën e deputetit mbi parimin e mandatit të lirë. Pra, deputeti është përfaqësues i popullit, dhe nuk i nënshtrohet mandatit detyrues, ndërsa ligji përcakton se gjatë mandatit ai i nënshtrohet ndërgjegjes së tij, thotë Naim Jakaj, hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Kjo do të thotë se marrëveshja politike e partisë ka peshë politike, por nuk e eliminon të drejtën e deputetit për të marrë qëndrim individual për një çështje që votohet në Kuvend. Partia mund të kërkojë që deputetët e saj ta mbështesin një qëndrim të caktuar, por vendimi përfundimtar në Kuvend mbetet i deputetit”, shprehet Jakaj për REL-in.

Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Agderit në Norvegji, thotë se nuk mund të fajësohen gjashtë deputetë të caktuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për mendim të pavarur si përfaqësues të popullit.

“Njëra prej pushteteve që demokracia jonë i jep opozitës, ose një pakice ndaj shumicës, është mekanizmi i kuorumit, i cili nuk është jokushtetues. Është pikërisht ajo çfarë e definon kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës si demokraci e re”, thotë Hoxha për REL-in.

Pse përgjegjësia s’mund të jetë juridike

Jakaj thekson se për këta gjashtë deputetë mund edhe të ketë përgjegjësi politike për mosrealizimin e një marrëveshjeje ndërmjet partive, por jo kushtetuese ose juridike.

“Nëse një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e mbështet kandidatin, kjo mund të krijojë problem politik për partinë që ka hyrë në marrëveshje, por nuk do të thotë se vetëm ata janë përgjegjës për dështimin eventual të zgjedhjes së Presidentit”, thekson ai.

Përveç gjashtëshes së LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – janë edhe të paktën 40 deputetë të tjerë nga partitë parlamentare shqiptare dhe nga komuniteti serb që nuk kanë shprehur mbështetje publike për kandidaturën e Sejdiut.

Një pjesë e gjashtëshes së LDK-së është arsyetuar se nuk dëshiron t’i japë “më shumë pushtet Kurtit”, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit dhe llogaritet t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë e re, ndërsa një pjesë tjetër ka thënë se nuk e sheh Sejdiun si figurë unifikuese.

Hoxha thekson se mekanizmi që siguron demokracinë më reprezentative edhe e siguron mendimin e pavarur të deputetëve të Kosovës, ua mundëson përfaqësuesve të popullit të votojnë ashtu qysh ata dëshirojnë vet. “Përndryshe, do të ishte tirania e shumicës”, nënvizon ai.

Kosova rrezikon të hyjë në një gjendje të paprecedentë të vakumit kushtetues dhe, në planin institucional, në një formë anarkie, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, paralajmëron Jakaj.

Kjo, sipas tij, e rrit përgjegjësinë politike të të gjithë aktorëve për të gjetur zgjidhje, por nuk e ndryshon pozitën kushtetuese të deputetit dhe nuk krijon detyrim juridik që ai të votojë për një kandidat të caktuar.

A mund ta ndëshkojë LDK-ja gjashtëshen kundërshtuese?

Duke i kritikuar se “po e dërgojnë vendin në zgjedhje”, Abdixhiku kishte paralajmëruar edhe “pasoja” për gjashtë anëtarët e partisë, madje duke lënë të kuptohet se ata duhet ta “dorëzojnë mandatin e deputetit”.

Sipas Jakajt, marrëdhënia e deputetit me partinë duhet të ndahet qartë nga statusi i tij kushtetues në Kuvend.

Megjithatë, thotë ai, masat partiake nuk mund të prodhojnë si pasojë humbjen e mandatit parlamentar vetëm për shkak se deputeti ka votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë.

“Mandati i deputetit përfundon në rastet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj, jo me vendim të organeve partiake. Prandaj, çdo masë e brendshme duhet të vlerësohet duke pasur parasysh kufirin ndërmjet disiplinës së partisë dhe autonomisë kushtetuese të deputetit në ushtrimin e mandatit”, sipas tij./REL/

JU REKOMANDOJMË

‘‘Të gjithë kanë faj, me dashtë për 1 orë e kryejnë’’ – Deputeti Berisha flet pas takimeve të shumta mes krerëve politikë

Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku
03/09/2026 - 17:40

Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për mungesë të vullnetit. Berisha i ftuar në Gjesi në T7, ka thënë se, nëse...

Më shumëDetails

Rexhepi flet për darkën me Kurtin, ka një kërkesë për AAK-në

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
03/09/2026 - 17:33

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e minoriteteve. Në këtë darkë prezente ishte edhe deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi. Ajo...

Më shumëDetails

Incidenti me rreth 20 persona të armatosur në hotel Regina në Vlorë, ja çka dihet deri tash

Incidenti me rreth 20 persona të armatosur në hotel Regina në Vlorë, ja çka dihet deri tash
03/09/2026 - 17:15

Një përplasje mes personash të lidhur me dy biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Luan Muça është regjistruar të enjten në zonën e Radhimës në Vlorë, duke shkaktuar një operacion...

Më shumëDetails

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?
03/09/2026 - 17:10

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator. Përfaqësues politikë nga të gjithë bota do të mblidhen në...

Më shumëDetails

Abdixhikut i vjen edhe një lëvdatë nga VV-ja, Geci: Nuk është siç kam menduar

Abdixhikut i vjen edhe një lëvdatë nga VV-ja, Geci: Nuk është siç kam menduar
03/09/2026 - 16:49

Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku po e përgëzon partia kryesore rivale e tij, Vetëvendosja. Që nga momenti që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e quajti “mik” Abdixhikun, e...

Më shumëDetails

CNN: Me diplomacinë e bllokuar, Trump rikthehet te ideja e ndryshimit të regjimit në Iran

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
03/09/2026 - 16:35

Është një pyetje që Presidenti Donald Trump ua ka bërë privatisht prej muajsh ekipit të tij të sigurisë kombëtare: Pse populli iranian nuk po i rrëzon udhëheqësit e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë