Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj

21/05/2026 - 21:59
në Kryesore, Lajme
A A
Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pas padisë për shpifje që kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ushtroi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në media është publikuar raporti zyrtar i Policisë lidhur me rastin për të cilin u deklarua Kurti.

RTK ka siguruar raportin zyrtar të Policisë së Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur më 27 janar 2025.

Sipas dokumentit, rasti është iniciuar më 27.01.2025 rreth orës 19:15, kur Stacioni Policor në Skenderaj u njoftua nga Njësia Policore e Mbrojtjes së Afërt lidhur me këtë incident. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 18:37, menjëherë pas përfundimit të një tubimi elektoral të kryeministrit Kurti në Skenderaj, gjatë rrugës në drejtim të fshatit Polac.

Për rastin thuhet se ishte njoftuar përmes telefonit edhe prokurorja e shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Ajtene Zoni.

Në raportin fillestar, zyrtari policor i mbrojtjes së afërt, rreshteri Gëzim Millaku, kishte deklaruar përmes telefonit se një veturë kishte rrezikuar eskortën e kryeministrit Kurti në dalje të Skenderajt, duke tentuar të hyjë në mes të eskortës.

“Kemi kontaktuar me telefon në numrin 044 ****** me Rr. Gëzim Millaku, zyrtar policor i Mbrojtjes së Afërt, i cili përmes telefonit tha se vetura ka dalë nga parkingu i pompës së derivateve ‘*** Petrol’ në dalje të Skenderajt, drejtimi për Polac, dhe e ka rreziku eskortën, duke tentuar të hyjë në mes të eskortës, dhe ashtu për një distancë ka vazhduar paralel me veturën policore të trafikut, rruga me dy korsi. Nga rr. Gëzim Millaku është kërkuar që nga ana e tyre të përpilohet raport policor lidhur me rastin. Prokurorja e Shtetit është njoftuar me informatën fillestare. Pastaj i kemi shikuar kamerat e qytetit, dhe nga video incizimet shihet se rreth orës 18:37 nga ‘***Petroli’ del një makinë, që besohet të jetë vetura që ka rrezikuar, dhe sapo kalon vetura e policisë që i prin eskortës me rrotativë ndezur, vetura e dyshuar kyçet në rrugë në momentin kur vjen vetura e dytë e eskortës dhe ashtu paralel me të vazhdon në drejtim të Polacit”, thuhet në raportin policor.

Megjithatë, një ditë më pas, më 28 janar 2025, në orën 11:11, rreshteri Gëzim Millaku dërgoi raportin zyrtar të shkruar përmes email-it, ku e paraqiti një version tjetër nga deklarata e dhënë një ditë më herët me telefon prokurores nga momenti i ngjarjes.

Arsyet pse deklarata e shkruar e rreshterit në fjalë ndryshoi nga deklarimi fillestar në telefon nuk janë sqaruar, teksa nga raporti nuk evidentohet ndonjë veprim i mëtejmë i prokurores lidhur me këtë ndryshim të deklararës.

“Vetura e dyshuar përveçse ka bërë kyçje të vrullshme nuk e ka rrezikuar eskortën dhe nuk ka pas rrezik të drejtpërdrejtë, mirëpo kërkesa e tyre për ta ndal veturën e dyshuar për verifikim është në përputhje me standardet e larta të sigurisë që aplikohen në raste të tilla. Është marrë në pyetje si dëshmitar z. Sami Lushtaku i cili ka deklaruar se është nisur për në Prishtinë dhe është ndalë në marketin e pompës ‘*** Petrol’ të marrë ujë dhe kur është kyç në rrugë është kyç me kujdes të shtuar dhe me shpejtësi të ngadaltë pa e penguar askënd në trafik, në fakt kjo përputhet edhe nga pamja e video incizimeve, duke shtuar se nuk ka pas kurrfarë qëllimi ta pengojë policinë”, thuhet në raportin policor.

Tutje në raport theksohet se pas analizimit të videoincizimeve, raportit policor dhe duke e pasur parasysh faktin se qarkullimi i trafikut në atë pjesë mund të zhvillohet në dy shirita qarkullues, por edhe deklaratës së Sami Lushtaku, vihet në përfundim se ky i fundit me veprimet tij të kyçjes në rrugë me veturën 02Z-66-21 nuk ka kryer rrezikim të trafikut publik.

“Prandaj, në konsultim me prokurorin në këtë rast nuk kemi elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik dhe rasti mbetet me shënim zyrtar për informim në Operativën e Stacionit Policor në Skenderaj”, thuhet në fund të raportit policor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë