Një sondazh i ri është publikuar nga kompania UBO Consulting me pyetjen se kë do ta votonit në rast se në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Sipas sondazhit të fundit Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 37.3%, PDK 20.6, LDK 16.8%, kurse AAK-ja nuk do ta kalojë pragun me vetëm 4.6%.
Sondazhi është kryer nga 9 deri me 18 qershor, me marzh të gabimit +-3%.
Sipas këtyre parashikimeve, LVV-ja ka pësuar rënie prej përafërsisht 5% nga zgjedhjet e fundit parlamentare.