Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

01/09/2026 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Azemi: Marre për Kurtin e Muratin të japin të dhëna në kundërshtim me Entin Statistikor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës kanë nisur grevën, duke kërkuar pagesën e pagave të mbetura dhe kompensimin e ditëve për të cilat pretendojnë se nuk janë paguar.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se greva është paralajmëruar më herët dhe se punëtorët kanë hyrë në grevë që nga orët e hershme të së martës.

Azemi ka treguar se për të njëjtën çështje ishte paralajmëruar një takim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, por sipas tij, përfaqësuesit e sindikatës shkuan në takimin e caktuar, ndërsa drejtori nuk u paraqit.

“Punëtorët për paralajmërimet që janë dhënë më shpejt më herët, punëtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillore janë në grevë që nga dita e hershme e sotit. Për sot në orën 10:00, siç e patë edhe ju, kam thirrur kryesinë e punëtorëve të sektorit privat të këtyre shkollave me një paralajmërim se Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës na ka thirrë në takim, na ka ftuar që të shkojmë të bisedojmë për këto probleme. Ne ishim në kohën dhe në momentin e caktuar dhe ai nuk doli të bisedojë me neve. Ne në orën 10:00 e thirrëm takimin sepse kemi menduar që ndoshta do të gjejmë një zgjidhje duke besuar se do të kemi takim me të. Thashë, ai i takimit iku dhe në orën 10:00 vetëm sa u rikonfirmua se greva do të vazhdojë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas tij, janë dy arsye kryesore për hyrjen në grevë. Ai ka thënë se punëtorët nuk janë paguar për muajin korrik në përputhje me atë që e cilësoi si obligim ligjor, ndërsa pagat e muajve korrik dhe gusht, sipas tij, ende nuk janë ekzekutuar.

“Janë dy arsye për të cilat kemi hyrë në grevë: Arsyeja se punëtorët për të cilët po flasim, për muajin korrik nuk u është bërë pagesa sipas, po themi kështu, ligjit të punës; dhe e dyta është ne tani kemi hyrë në muajin e dytë, më shumë se dy javë ditë, dhe nuk kemi marrë rrogat po mendoj përtej afatit, sepse punëtorët e shkollave të mesme që nga 1 korriku thuajse kanë marrë vetëm 100 euro. Do të thotë korriku dhe gushti komplet janë pa paguar dhe normal që tash kemi hyrë në shtator. Pagesat për muajt, po themi, u desh që t’i marrin më 23 gusht, dhe ato janë vonesë për shkak të neglizhencës të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Azemi ka bërë të ditur se kërkesat e grevistëve lidhen drejtpërdrejt me pagesat e vonuara dhe kompensimin për ditët e papaguara.

“Janë këto dy kërkesa: kompensimi i ditëve që nuk na është paguar dhe pse është vanuar paga më shumë se dy javë ditë. Këto janë dy kërkesat”, është shprehur Azemi.

Ai ka theksuar se greva nuk ka një afat të caktuar për përfundim dhe se punëtorët do të qëndrojnë në grevë deri në momentin kur të ekzekutohen pagat.

“Absolutisht, definitivisht po thashë që greva do të vazhdojë deri në momentin që t’u qiten pagat për këta punëtorë”, ka deklaruar Azemi.

Kryetari i SPSPK-ut ka thënë se vendimi për përfundimin e grevës do të varet nga momenti kur Komuna e Prishtinës t’i kryejë obligimet financiare ndaj kompanive, ndërsa më pas sindikata do t’i njoftojë punëtorët që të rikthehen në vendet e tyre të punës.

“Realisht, nëse atyre ju konvenon edhe ne po na konvenon, domethënë na vjen keq që nëpër shkolla do të jetë një gjendje jo e mirë, po përndryshe ata janë të cilët përcaktojnë se në cilën ditë do të dalin punëtorët prej grevës. Në qoftë se kryetari i komunës qit pagat e kompanive, dhe në momentin kur dalin paratë te kompanitë, ne normal do t’ju japim sinjal punëtorëve që të jenë në punë. Derisa mos ta bëjnë këtë, normal që ne do të rrimë komplet në grevë”, ka thënë Azemi.

Ai ka bërë të ditur se sindikata do të insistojë për takime me institucionet, ndonëse sipas tij, deri tani bisedimet nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

“Absolutisht, absolutisht! Domethënë ne kemi insistuar disa herë që të bisedojmë, jemi biseduar, jemi parë, por s’ka arritur rezultate. Edhe tani më e vetmja opsion është greva që ata mundet me i vetëdijesuar. Ndryshe s’kemi çfarë bisedojmë më me ta, sepse kanë qenë të papërgjegjshëm”, ka deklaruar Azemi.

JU REKOMANDOJMË

Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit

Çeku viziton SBASHK’un: Kemi ende ankesa nga prindërit për paratë e librave, sistemi ka pasur probleme viteve të fundit
01/09/2026 - 13:36

SBASHK, ka njoftuar se kanë pritur në takim ministrin e Arsimit në detyrë, Hajrulla Çekun. Në takim, Çeku ka uruar fillim dhe vit të mbarë, të gjithë mësimdhënësve,...

Më shumëDetails

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë